Kosova
Nga sot, në fuqi marrëveshja në fushën e sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Kosovës
Nga sot hyn në fuqi marrëveshja në fushën e sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Shqipëria dhe Kosova prej sot kanë në fuqi marrëveshjen për sigurimet shoqërore, që sipas zyrtarit Astrid Hado, u garantua pas negociatave që filluan në vitin 2020.
Hado, drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në rrjetet sociale ka shkruar se kjo paketë mbron të drejtat shoqërore.
Sipas tij, kjo marrëveshje “do të shërbejë për të tashmen dhe për brezat e ardhshëm në të dy vendet”.
Negociatat mes Shqipërisë dhe Kosovës, siç thotë drejtori Hado, kaluan me sukses të gjitha proceset e nevojshme.
“Instituti i Sigurimeve Shoqërore mbetet i angazhuar për të çuar përpara këto marrëveshje që garantojnë trajtim të barabartë për qytetarët dhe sigurojnë njohjen e viteve të punës”, thekson Hado.
Marrëveshja shumë e rëndësishme siguron trajtim të barabartë të të gjithë të punësuarve, punëmarrësve dhe të vetëpunësuarve, në njohjen e periudhave të sigurimit dhe të kontributeve ndërsjelltas në Kosovë dhe në Shqipëri.
Marrëveshja administrative në fushën e sigurimeve shoqërore u negocia nga Shqipëria dhe nga Kosova pas ratifikimit në të dy Kuvendet.
Raundi i tretë i bisedimeve për hartimin e marrëveshjes dhe elementëve teknikë të zbatimit u krye më 23 dhe 24 maj 2022.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër











