Lajme
Kurti: Arsimi cilësor, kusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se arsimi cilësor është një nga shtyllat kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e shoqëror të Kosovës.
Në hapje të Olimpiadës së Tretë Matematike Kosovë-Shqipëri për Klasat VII-IX, Kurti tha se duhet të synojmë të frymëzojmë qysh herët te nxënësit ndërveprimin me konceptet e shkencës, duke nxitur garë ndërmjet ekipeve edhe shkollave.
“Olimpiada që mbahet sot e jep një kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim. Kjo olimpiadë i kontribuon ndërtimit të urave të bashkëpunimit mbarëkombëtar në fushën e dijes dhe të shkencës”, tha kryeministri.
Para nxënësve e nxënëseve garues në këtë garë, kryeministri tha se njohuritë në matematikë që fitohen gjatë shkollimit do të jenë një aset i rëndësishëm jetësor që do t’u hapin rrugë për studime dhe zhvillim profesional, pavarësisht fushës dhe profesionit që do ta zgjedhin.
Kurti theksoi se në arsim, si edhe në fushat tjera të qeverisjes, një nga parimet kryesore në të cilat mbështetet Qeveria është ai i gjithpërfshirjes.
“Në programin tonë qeverisës, jemi zotuar që të avancojmë barazinë në çdo aspekt. Duke theksuar se stereotipet diskriminuese gjinore vazhdojnë t’ua mohojnë vajzave dhe grave qasjen e barabartë për të bërë karrierë në shkencë. Qeveria do të vazhdojë të punojë për të avancuar vajzat dhe gratë në shkencë, teknologji dhe inovacion, për të mbyllur hendekun ekzistues gjinor”, tha Kurti.
Për të ndihmuar avancimin e vajzave në shkencë, në vitin aktual akademik, Kurti theksoi se kanë ndarë 1365 bursa universitare për vajzat në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës, apo siç njihet ndryshe STEM.
Ai tha se strategjia e re e arsimit adreson nevojat për zhvillimin e sektorit të arsimit në 5 vitet e ardhshme. Strategjia parasheh intervenime rrënjësore për zhvillimin e arsimit në të gjitha nivelet, duke u bazuar në orientimet kyçe programore të qeverisë, e që janë: arsimi cilësor gjithëpërfshirës dhe i digjitalizuar; harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional me kërkesat e tregut të punës; menaxhimi efektiv i sistemit të arsimit në të gjitha nivelet; arsimi i lartë me cilësi dhe integritet, në harmoni me standardet ndërkombëtare; dhe përmirësimi i mjedisit për kërkime dhe inovacion.
Olimpiada e Tretë Matematike Kosovë-Shqipëri për Klasat VII-IX, është organizim i përbashkët i shoqatave të matematikanëve të Kosovës dhe të Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” “The Armed Man: A Mass for Peace”, e dedikuar viktimave të luftës në Kosovë, renditet e... -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C. -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen
Jeta në Zvicër
-
Shqipëria drejt forcimit të rezistencës klimatike me mbështetjen e Zvicrës Vizitë studimore në Zvicër dhe Belgjikë për zhvillimin e Kuadrit Kombëtar për Shërbimet Klimatike (NFCS)... -
Në Zvicër riciklimi i qelqit ka orar të caktuar: ja rregullat që duhet të respektohen -
Si po ndikon lufta në Iran tek industria ushqimore zvicerane -
Shumë njerëz të sëmurë në Zvicër: Viruset e ftohjes, gripi dhe norovirusi qarkullojnë njëkohësisht -
Nikotina në duart e të rinjve: Varësia që fillon herët












