Kosova
Kosovë: Reshje të mëdha shiu sot, paralajmërohen edhe vërshime
Prishtina Weather ka njoftuar se sot pritet të ketë reshje të mëdha shiu, me mundësi edhe për vërshime lokale. Temperaturat do të jetë në rënie, derisa ditëve të para të javës së ardhshme pritet të ketë më shumë diell.
Të shtunën edhe do të mbajë mot më i ftohtë dhe me erë. Sasia e reshjeve të parashikuara prej 20mm në vise të ulëta, e deri në 70mm rreth vargmaleve të Sharrit, mund të çojë edhe deri te vërshime lokale.
Nga dita e diel pritet të mbajë mot më stabil, jo edhe shumë i ngrohtë, pa mundësi për të reshura, me intervale me diell dhe vransira. Ditën e mërkurë kryesisht me kthjellime.
Reshjet dhe erërat që do të fryjnë në fundjavë, do mbajnë ndotësit ajror më të shpërndarë, kështuqë indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të mira dhe të pranueshme.
Indeksi i rrezeve ultraviolete do të jetë në nivele të ulëta, e nga dita e diel sërish rritet në vlera të rrezikut të lartë, ndaj edhe preferohet që t’i shmangemi ekspozimit në diell orëve të mesditës.
9.07 – Kryesisht me vransira, më ftohtë dhe me erë. Reshjet vazhdojnë kohëpaskohe, vende-vende edhe më intensive. Deri në mbrëmje pushojnë.
10.07 – Më ngrohtë, vransira dhe intervale me diell.
11.07 – Në mëngjes kryesisht me diell, ditën pjesërisht vranët dhe ngrohtë.
12.07 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.
11.07 – Ngrohtë dhe kryesisht me diell.
Temperaturat minimale zbresin edhe deri në 10C e 9C ditën e hënë dhe martë, e maksimalet pas rënies ditën e shtunë në 19C, shënojnë rritje në 22C deri 25C ditëve vijuese.
Do të fryjë erë mesatare dhe fuqishme nga veriu e verilindja 7-15m/s ditën e shtunë, më pas e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.
Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale në fundjavë, e më pas me trende të rritjes.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër Burrat me orar të plotë fitojnë dukshëm më shumë se gratë, sipas të dhënave të BFS-së... -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit -
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit -
Cyrih: “Shtëpia e Operas për të Gjithë” tërheq 15,000 vizitorë












