Lajme
BE-ja i vendos sanksione arit rus
BE-ja këtë herë u ka vendosur sanksione importeve të arit, të cilat janë në fokus të Komisionit Evropian. Metali i çmuar shihet si një element kyç i eksporteve nga Rusia, tansmeton albinfo.ch.
Dhe, në fakt, është malli më i eksportuar pas lëndëve që kanë të bëjnë me energjinë, me vlerë 18.5 miliardë euro në vit.
Kufizimet e propozuara janë prezantuar si një paketë për të forcuar masat e mëparshme të marra nga 27 vendet anëtare dhe për t’i përshtatur ato në linjë me vendimet e G7-s.
“Ajo mbi të cilën Komisioni Evropian po punon aktualisht nuk është një tjetër paketë sanksionesh, por një nismë për të çuar paketat e mëparshme drejt një unifikimi, në mënyrë që të parandalojmë çdo mundësi përplasjeje mes vendeve anëtare dhe për të bllokuar rrugët përmes të cilave shmangen sanksionet e mëparshme. Gjithashtu, një tjetër synim është përshtatja e këtyre masave me përfundimet e samitit të G7-s”, u shpreh ai, transmeton tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten Turizmi ka vazhduar kursin e tij të rritjes në vitin 2025. Si shpenzimet e popullsisë zvicerane... -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit -
Alarmi i valës së të nxehtit rritet në nivelin më të lartë në disa pjesë të Zvicrës












