Kosova
Kuvendi i Kosovës sot mban dy seanca plenare
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca plenare. Njëra pritet të fillojë në orën 10:00 dhe është vazhdim i seancës plenare, nga e cila kanë mbetur edhe tri pika të rendit të ditës pa u shqyrtuar si në vijim.
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-150 për ratifikimin e Traktatit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane,
4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-103 për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë,
5. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv rregullator dhe në ndërmarrje publike.
Seanca tjetër është paparë të fillojë në orën 11:00 dhe pritet të shqyrtohen 13 pika të rendit të ditës:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat plenare të mëparshme,
4. Shqyrtim i dytë i Projektligjit nr. 08/L-065 për produktet biocide,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-120 për ushqimin,
6. Propozimi për zëvendësimin e anëtarit në komision parlamentar,
7. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve,
8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021,
9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021,
10. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës,
11. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”,
12. Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit,
13. Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë OBSH paralajmëron se numri i të vdekurve mund të rritet, ndërsa temperaturat rekord vazhdojnë të godasin... -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit -
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit













