Kosovë
Turizmi po i sjell rreth 5 milionë euro të hyra Pejës
Rreth 5 milionë euro në vit, janë përfitimet buxhetore shtesë nga turizmi në komunën e Pejës. Ndërsa gjatë vitit 2021 Rugovën dhe Radavcin e kanë vizituar rreth 80 mijë turistë.
Mundësitë e turizmit malor në Pejë fillojnë që në kilometrat e para të rajonit të Rugovës. “Te sharra” vend i njohur për pejanët, çdo ditë shfrytëzohet për freskim, e po ashtu edhe shtigjet e ecjes që e lidhin qytetin me Rugovën.
“Këtu shtegu është shumë i mirë, pastaj ka edhe shumë vende për ujë të pijshëm. Rregullisht në këtë shëtitore vijnë njerëz për vizita, madje edhe deri ne orët e natës ka lëvizje”, ka theksuar për RTK-në, Ali Nela, qytetar nga Peja.
E një familje nga Shqipëria, e cila jeton në Angli, i ka të rregullta vizitat në Rugovë.
Ballkoni i panoramës dhe shkallët që të dërgojnë rrjedha e shpejtë e Lumbardhit janë risi për ta.
“Ne jemi nga Shqipëria, por jetojmë në Angli dhe këtu në Rugovë vijmë çdo vit. Sot u kënaqem shumë. Këtu ke çka të vizitosh. Ka shumë bukuri natyrore, ka shumë mikpritje dhe ushqimi tradicional është shumë cilësor”, ka thënë turistja nga Shqipëria.
Vizitorë të shumë në këto ditë të nxehta, po mirëpret edhe Radavci. Bukuritë e këtij vendi me shumë emocion i tregon Arton Sylejmani, i cili jeton në Gjermani.
“Shumë e dua Kosovën, edhe erdhëm patjetër me pa këtë vend kaq të mirë. E ndjej freskinë e burimit. Shpresoj ky vend të bëhet edhe më i njohur e të vijnë njerëz prej krejt botës”, është shprehur Sylejmani.
Vitin e kaluar, komunën e Pejës e kanë vizituar rreth 80 mijë turistë dhe, sipas një vlerësimi formal, vetëm nga turizmi kjo komunë ka përfituar rreth 5 milionë të hyra buxhetore.
“Para një muaji e kemi arrit një marrëveshje me qeverinë italiane, ku në rajonin e Pejës, Deçanit dhe Junikut do t’i investojmë rreth 1.8 milionë euro në turizmin malor të këtij rajoni. Aty ka me pas vija të reja të ecjes dhe do të bëhet mirëmbajtja e vijave ekzistuese”, ka thënë Nasret Hajrizi, drejtor i zhvillimit ekonomik në Komunën e Pejës.
Zyrtarët komunalë po ashtu thonë se e kanë në prioritet shtimin e shtigjeve të ecjes dhe nxitjen e zhvillimit të turizmit në bjeshkët e Podgurit, ose i njohur për banorët si bjeshka e Sejnovës./rtklive
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? Për shkak të topografisë së Zvicrës, disa pjesë të vendit kanë më shumë gjasa se të... -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji -
Gjeneva diskuton vendosjen e pagesës për hyrje në plazhet publike -
Vala e fundit e të nxehtit në Zvicër shkaktoi më pak viktima se ajo historike e vitit 2003













