Kriza në Ukrainë
Pritet fazë e re e luftës së Rusisë në Ukrainë, thotë inteligjenca britanike
Luftimet mund të përqendrohen në territor prej 350 kilometrash që përshkon qytetin e Zaporizhjas dhe atë të Hersonit.
Inteligjenca ushtarake e Britanisë së Madhe ka thënë se lufta e Rusisë në Ukrainë pritet të hyjë në fazë të re, pasi luftimet mund të përqendrohen në territor prej 350 kilometrash që përshkon qytetin e Zaporizhjas dhe atë të Hersonit.
Në një postim në Twitter, Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë se ka shumë mundësi që forcat ruse janë duke u mbledhur në jug të Ukrainës, në pritje të ndonjë kundërsulmi, apo janë duke bërë përgatitje për sulm tjetër, raporton Albinfo.ch.
Nga rajoni Donbas i Ukrainës vazhdojnë të largohen konvoje të gjata të kamionëve dhe tankeve ushtarake ruse, me artileri dhe armë të tjera, dhe po lëvizin drejt jugperëndimit.
Autoritetet britanike kanë thënë se grupet taktike të batalionit, që përbëhen nga 800 në deri 1000 trupa janë angazhuar në Krime dhe ka mundësi që ato të shfrytëzohen për t’iu ofruar mbështetje trupave ruse në rajonin e Hersonit.
Sipas tyre, forcat e Ukrainës janë duke vënë fokusin në ura, depo municioni dhe linja hekurudhore që janë të rëndësishme për rajonet jugore, duke përfshirë linjat që lidhin Hersonin me Krimenë e pushtuar nga Rusia./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












