Kriza në Ukrainë
OKB: Ukraina në rrezik nga fatkeqësia bërthamore
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka bërë thirrje për t’i dhënë fund menjëherë çdo aksioni ushtarak pranë centralit bërthamor të Zaporizhias në Ukrainë.
OKB-ja ka paralajmëruar për një rrezik real të një fatkeqësie bërthamore, për shkak të bombardimeve dhe luftimeve midis ushtrive ukrainase e ruse, shkruan BBC.
“Sulmet e së premtes nënvizojnë rrezikun real të një fatkeqësie bërthamore që mund të kërcënojë shëndetin publik dhe mjedisin në Ukrainë dhe më gjerë”, tha Rafael Mariano Grossi, shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në OKB.
Trupat ruse morën kontrollin e centralit bërthamor në mars pasi Presidenti Vladimir Putin dërgoi trupat ushtarake në vendin properëndimor më 24 shkurt.
Rusia pretendoi se sulmet u kryen nga brigada e 45-të e artilerisë së forcave të armatosura ukrainase. Si rezultat i goditjeve, një tubacion hidrogjeni u dëmtua dhe shkaktoi një zjarr.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












