Kosova
Shtyhet për datë të pacaktuar Festivali i Birrës në Kosovë
Mbase shumë bashkatdhetarë që po qëndrojnë për pushime në Kosovë, kanë pritur që ta shijojnë festivalin tradicional të birrës në Kosovë. Sikur që presin edhe adhuruesit e birrës në Kosovë.
Mbase shumë bashkatdhetarë që po qëndrojnë për pushime në Kosovë, kanë pritur që ta shijojnë festivalin tradicional të birrës në Kosovë. Sikur që presin edhe adhuruesit e birrës në Kosovë.
Por, këtë nuk mund ta bëjnë në datat e paracaktuara.
Këtë vit festivali tradicional i birrës dhe verë “Beer and Wine Festival”, ishte planifikuar të mbahej nga data 12 deri me 14 gusht, raporton Albinfo.ch.
Pas ndryshimit të lokacionit, ky festival mbrëmë njoftoi se ka ndryshuar edhe datën e mbajtjes.
Përmes një postimi në Facebook faqja zyrtare e “Beer and Wine Festival”, kanë bërë të ditur se festivali është shtyrë për një datë tjetër të pacaktuar.
“Me vendim të Komunës së Prishtinës, festivali shtyhet për një datë tjetër”, thuhet në njoftim.
Ky është edicioni i dhjetë i këtij festivali dhe do të mbahet tek parkingu i pallatit të rinisë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë Fluks i madh turistësh, temperatura të larta dhe punime në transport – ja çfarë duhet të... -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin













