Kosova
Hendbollisti i Kosovës, Drilon Tahirukaj vazhdon karrierën në Zvicër
Skuadra zvicerane Kreuzlingen njoftoi se Tahirukaj tashmë ka nisur stërvitjet në Zvicër
Hendbollisti i Kombëtares së Kosovës, Drilon Tahirukaj ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në elitën e Zvicrës, saktësisht në skuadrën Kreuzlingen, shkruan Albinfo.ch.
Skuadra e Zvicrës njoftoi se Tahirukaj tashmë ka nisur stërvitjet në Zvicër.
Pjesë e kësaj skuadre janë edhe shumë reprezentues të Kosovës, duke filluar nga kapiteni Valon Dedaj, pastaj Bujar Ramosaj, Haris Berisha dhe Drenit Tahirukajt. Dreniti është vëllai i Drilonit. Të gjithë këta janë shumë të rëndësishëm për Kombëtaren e Kosovës.
Kreuzlingeni për herë të parë do të luaj në Superligën e Zvicrës.
Drilon Tahirukaj në edicionin e kaluar luajti për skuadrën e Deçanit, vendlindjes së tij. Për shumë edicione 26-vjeçari ishte pjesë shumë e rëndësishme e Besa Famgas, me të cilën skuadër ka fituar shumë trofe.
Kalimi i Drilonit në Zvicër është lajm pozitiv edhe për Kombëtaren e Kosovës në prag të sfidave të ardhshme.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve












