Lajme
Gjermani: Prindërit paguajnë më gjatë për fëmijët e tyre
Në Gjermani, në vitin 2021, më shumë se gjysma e të rinjve të moshës 15 deri në 24 vjeç jetonin me të ardhurat e prindërve ose anëtarëve të tjerë të familjes. Tridhjetë vjet më parë, situata ishte ndryshe.
Sipas shifrave zyrtare, prindërit i financojnë fëmijët e tyre gjithnjë e më gjatë. Siç raportoi Zyra Federale e Statistikave në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, pak më shumë se një në dy persona (51 për qind) të moshës 15 deri në 24 vjeç vareshin kryesisht nga prindërit ose kujdestarët e tyre, anëtarët e tjerë të familjes së tyre për të mbajtur veten. 38% e të rinjve e sigurojnë jetesën kryesisht vetë.
Tridhjetë vjet më parë ishte pikërisht e kundërta: në vitin 1991, më shumë se gjysma e të rinjve e financonin vetë jetesën dhe vetëm 40% e financonin atë nëpërmjet të afërmve.
7.5% nuk ndjekin trajnime ose nuk punojnë
Fakti që relativisht shumë të rinj janë të varur nga shërbimet publike reflektohet edhe në përqindjen e të rinjve të moshës 15 deri në 24 vjeç. Vitin e kaluar, një në dhjetë të rinj (10.4%) i kishte të ardhurat kryesore nga shërbimet publike. Në këtë grup ka edhe shumë persona që nuk ndiqnin as shkollën, as ndiqnin ndonjë formim profesional dhe as punonin. Pjesa e tyre u rrit në 7.5 për qind gjatë krizës së koronas, pasi arritën nivelin më të ulët të dhjetë viteve në 2019 (5.7 për qind).
Mundësi të mira në tregun e punës
Sipas statistikave, zhvillime pozitive ka përsa i përket papunësisë së të rinjve në Gjermani. Në vitin 2021, në Gjermani ishte e papunë 6,9 për qind e popullsisë së punës të moshës 15 deri në 24 vjeç, ndërsa në Bashkimin Europian kjo kuotë ishte 16,6 për qind, më shumë se dyfishi. Prandaj, në vitin 2021, Gjermania ishte, si në vitet e mëparshme, vendi i BE me papunësinë më të ulët të të rinjve.
Pothuajse një e treta e të rinjve të punësuar (29.2 për qind) në Gjermani, megjithatë, janë të angazhuar në të ashtuquajturat kontrata jotipike. Këto përfshijnë punë me kohë të pjesshme, punë me afat të caktuar, punë të përkohshme ose punë me të ardhura të ulëta./DW
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit














