Kosova
Vala e të nxehtit afrikan, rikthen temperaturat e larta në Kosovë
Kthehen temperaturat e larta në Kosovë, deri në 36 gradë Celsius
Mot relativisht më stabil parashihet përgjatë javës në vijim. Të nxehtit nga Afrika sërish shtrihet mbi vend, derisa do të ketë më shumë kthjellime e diell.
Sipas parashikimeve të fundit, të nxehtit kulminon ditën e premte, deri në 36 gradë, e në fundjavë temperaturat zbresin më afër vlerave mesatare.
Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira. Orëve të pasdites nën kushte të motit me diell dhe më të nxehtë, rritje shënon ozoni sipërfaqësor që edhe çon indeksin në vlera mesatare.
Rreziku nga rrezet ultravjollce, në ditët e ardhshme do të jetë i lartë dhe shumë i lartë përgjatë motit kryesisht me diell, prandaj edhe preferohet që t’i shmangemi më shumë ekspozimit ndaj rrezeve të diellit orëve të mesditës.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë Fluks i madh turistësh, temperatura të larta dhe punime në transport – ja çfarë duhet të... -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin










