Lajme
Shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm kërkon gjykim të ri
Shqiptari i ka thënë gjykatës se ai kishte qenë duke drejtuar motorin nga i cili qe kryer vrasja, por nuk e dinte që njeriu pas tij kishte armë me vete
Një shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje në Visselhövede po përpiqet të rifillojë procesin gjyqësor në Gjykatën e Landit të Verdenit. Ai e ka justifikuar këtë kërkesë duke thënë se ka pasur frikë për jetën e tij, tha një zëdhënëse e gjykatës së përmendur.
Shqiptari i ka thënë gjykatës se ai kishte qenë duke drejtuar motorin nga i cili qe kryer vrasja, por nuk e dinte që njeriu pas tij kishte armë me vete.
Gjykimi për vrasjen ishte mbështetur mbi akuzën për të shtënat fatale të shkrepura nga një motoçikletë në lëvizje përpara një shkolle në Visselhövede, në vitin 2017. Me atë rast ishte vrarë një 49-vjeçar nga Shqipëria.
Gjykata e Verden-it, duke u pajtuar me kërkesën e prokurorisë, në fund të marsit 2018 kishte dënuar 23-vjeçarin shqiptar me burgim të përjetshëm. Ai vrau bashkëkombasin e tij përpara syve të vajzës minorene në një shkollë publike.
Ai kishte qëlluar për vdekje 46-vjeçarin K. P., ish-oficer i Policisë Ushtarake të Shqipërisë, i cili mesnatën e 30 dhjetorit të vitit 2011 kishte vrarë në një lokal me muzikë në Kamëz 28-vjeçarin A. F. Edhe pse Gjykata nuk e përdori fjalën “gjakmarrje” ose “hakmarrje”, u pa e qartë se dënimi maksimal erdhi për shkak të kësaj vepre, përcjell albinfo.ch.
Viktima K. P., atëherë 41-vjeçar, punonte si roje sigurimi në lokalin me muzikë, kur i riu, i cili dyshohej se ishte nën efektin e pijeve alkoolike pati një sherr, për të cilin ndërhyri si roje sigurie K. P. Në sherr e sipër, P. kishte qëlluar A. F., duke e lënë të vdekur, përcjell albinfo.ch. Ai qe arrestuar pas ngjarjes dhe deri në vitin 2016 ka qenë në burg.
Në muajt e parë të vitit 2017 K. P., qe larguar në drejtim të Gjermanisë. Raportohet se ai ishte strehuar në një kamp ku kishte kërkuar azil bashkë me familjen e tij, me frikën e një hakmarrje të mundshme – gjë që fatkeqësisht ndodhi.
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Zvicër
-
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër Që nga viti 2016, kompanitë e sigurimeve shëndetësore janë të detyruara të bëjnë të ditur kompensimin...
-
Sa banorë të huaj bëhen shtetas zviceranë çdo vit?
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve