Ukraina
Zvicra i bën thirrje Rusisë për kthimin e Krimesë
Ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, i ka bërë sërish thirrje Rusisë që t’i japë fund armiqësive dhe të tërhiqet nga Ukraina, duke përfshirë territorin e Krimesë që e ka pushtuar për tetë vjet, transmeton albinfo.ch.
Në një adresë video në Platformën e Krimesë, Cassis dënoi pushtimin rus të Ukrainës “në termat më të fortë të mundshëm”.
“Integriteti territorial dhe sovraniteti i Ukrainës duhet të rivendoset menjëherë. Unë përsëris mbështetjen e palëkundur të Zvicrës për një Krime ukrainase, për popullin ukrainas që tani po përballet me agresionin ushtarak të Rusisë”, tha ai.
Platforma e Krimesë është një demonstrim ndërkombëtar solidariteti për Ukrainën që u krijua saktësisht një vit më parë. Samiti i dytë i Platformës së Krimesë u organizua më 23 gusht, një ditë para se Ukraina të festonte 31-vjetorin e pavarësisë së saj nga ish-Bashkimi Sovjetik.
Zvicra është një pjesëmarrëse themeluese e Platformës së Krimesë dhe ka refuzuar të njohë pretendimin e Rusisë ndaj Krimesë që nga pushtimi i saj më 2014, transmeton tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës












