Kosova
Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Suedisë
Sot, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, të cilit i ka uruar mirëseardhje, përcjell albinfo.ch.
Raportet ndërmjet të dy shteteve janë vlerësuar të mira, teksa Osmani shfaqi besimin se zhvillimet pozitive të raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës e Suedisë do të vazhdojnë edhe gjatë mandatit të ambasadorit Westerlund, shkruajnë mediat e Kosovës.
Osmani ka falënderuar shtetin e Suedisë për ndihmën e deritashme, duke kërkuar që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tej, e sidomos për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.
“Në takim është diskutuar edhe për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon. Presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin se në dialogun me Serbinë, Kosova është palë konstruktive dhe se ky proces duhet të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë”.
“Sipas Presidentes Osmani, vendimet e institucioneve të Kosovës janë në përputhje me marrëveshjet e Brukselit për lirinë e lëvizjes dhe se institucionet e Kosovës janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtar”.
“Presidentja Osmani dhe ambasadori Westerlund, në takim kanë diskutuar edhe për thellimin e raporteve në sferën e politikës së jashtme, fuqizimin e demokracisë, sundimin e ligjit, barazisë gjinore dhe mbrojtjes së mjedisit”.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë Fluks i madh turistësh, temperatura të larta dhe punime në transport – ja çfarë duhet të... -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin













