Bota
Edhe eksportuesi më i madh i gazit të lëngshëm paralajmëron dimër të vështirë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përfituar nga çmimet e larta në Evropë
Eksportuesi më i madh amerikan i gazit të lëngshëm natyror paralajmëroi se rezervat e kufizuara në gjithë botën nënkuptojnë se ky dimër do të jetë shumë i ashpër.
Cheniere, i cili ka dërguar rreth 70% të gazit në Evropë këtë vit, shtoi se ringjallja e kërkesës kineze për gaz të lëngshëm natyror do të përkeqësojë dhe më shumë krizën energjetike në Evropë, ku furnizimi me gaz natyror nga Rusia nëpërmjet NordStream është ndërprerë.
Sipas drejtuesve të kësaj kompanie, do të jenë temperaturat dhe politikat qeverisëse që do të përcaktojnë atë që do të ndodhë në treg. Për momentin, mjedisi aktual i çmimeve tregon se furnizimet me gaz natyror të lëngshëm do të vazhdojnë të shkojnë në Evropë, shkruan Scan, përcjell albinfo.ch.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përfituar nga çmimet e larta në Evropë, falë pushtimit të Ukrainës nga Rusia këtë vit, duke rritur eksportet e gazit natyror të lëngshëm në një nivel të konsiderueshëm.
Kina gjithashtu po dërgon gaz të lëngshëm natyror në Evropë në momentin që dhe politikat për zero Covid po peshojnë ende në kërkesën e brendshme. Bloomberg raporton se transportues të mëdhenj, përfshirë Sinopec dhe PetroChina, kanë eksportuar një sasi të madhe gazi natyror të lëngshëm në vendet evropiane që po përballen me vështirësi këtë vit.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër Një plan i qeverisë zvicerane për të mbështetur prodhimin e verës duke kufizuar importet është përballur... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih












