Kosova
Sot, në Bernë, fillon festivali “Kino Kosova”
Edicioni i tretë i festivalit "Kino Kosova" zhvillohet nga 14 deri më 18 shtator dhe sjell filma aktualë të shkurtër, artistikë dhe dokumentarë nga Kosova
“Filma të përzgjedhur me metrazh të shkurtër, dokumentarë dhe artistikë që do të shfaqen për pesë ditë në Bernë tregojnë një larmi këndvështrimesh nga vendi ende i ri në skaj të Evropës”, shkruan sot gazeta “Berner Zeitung”, duke prezantuar fillimin e festivalit “Kino Kosova”.
Edicioni i tretë i festivalit “Kino Kosova” zhvillohet nga 14 deri më 18 shtator dhe sjell filma aktualë të shkurtër, artistikë dhe dokumentarë nga Kosova në Bernë, transmeton albinfo.ch. Festivali pesëditor tregon histori për sfidat dhe shpresat e njerëzve nga më të ndryshmit.
Ai ofron gjithashtu mundësi të shumta për të takuar kineastë, por edhe autorë si Meral Kureyshi apo muzikantë si ansambli modern i xhazit Visar Kuci Trio nga Prishtina. Po ashtu, në margjinat e festivalit do të ketë biseda të moderuara pas filmave, që ofrojnë njohuri më të thelluara rreth krijimtarisë kulturore në Kosovë dhe diasporë.
Kinemaja Rex shfaq sonte filmin artistik “Vera Dreams of the Sea” (Vera ëndrron detin), prodhim i vitit 2021), transmeton albinfo.ch. Filmi është portreti intim i një gruaje që lufton për dinjitet dhe integritet në rrethana të pafavorshme.
Përveç kësaj, Dokufest Prizren prezanton prodhime nga Dokulab e tij.
Kinematë e tjera ku do të shfaqen filmat e festivalit janë: Kino Reithalle, Cinématte, Kamera.
Kjo është “Kino Kosova”
Festivali “Kino Kosova” është themeluar tre vjet më parë nga shoqata Kulturalink. Bëhet fjalë për festival filmi, ku filmit kosovar i jepet një platformë ndërkombëtare, shkruan albinfo.ch. Iniciator është Sabahet Meta (Kulturalink), i cili është rritur në Kosovë dhe prej 8 vjetësh jeton në Zvicër. Qëllimi i “Kino Kosova” është të ndërtojë ura kulturore dhe të promovojë shkëmbimin e artistëve dhe punëtorëve të kulturës.
Përveç 2 edicioneve në Bernë (2020 dhe 2021), Kino Kosova tashmë është shfaqur dy herë në kinemanë Riffraff në Cyrih (2021 dhe 2022) dhe një herë në Cinélux në Gjenevë (2021).
Artistët nga Kosova që do të jenë të pranishëm gjatë festivalit:
Kaltrina Krasniqi, regjisore e filmit “Vera Andrron Detin”; Aulona Selmani, regjisore e filmit PARIAH STATE; Urtina Hoxha – regjisore e filmit “KUSH MYTET KAPET PER SHKUME”; More Raça, regjisore e filmit “ANDROMEDA GALAXY”; Samir Karahoda, regjisor i filmit “PA VEND”, Genc Salihu, aktor i filmit “MARTESA*.
Lexime:
– Meral Kureyshi, autore e librave “Fünf Jahre Zeiten” dhe “Elefantët në kopsht” – i përkthyer në gjuhën shqipe nga Enver Robelli.
– Shpëtim Selmani, autor i librit “LIBËRTHI I DASHURISË”.
Koncert
Me Visar Kuçi Trio: Visar Kuçi – Kitarë, Enver Muhamedi – Bas, Enes Beu – Daulle
Dj set me: Rozë Berisha, Blertë Berisha.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%















