Kuriozitete
BE-ja, drejt sigurisë më të madhe kibernetike
Komisioni Evropian prezantoi sot në Bruksel një projektligj që synon t’i bëjë produktet dixhitale më të sigurta dhe të pajisura me elementë kundër sulmeve të mundshme kibernetike.
“Bazuar në të ashtuquajturin “Akti i Rezistencës Kibernetike”, prodhuesit e produkteve me elementë dixhitalë të shitur në Bashkimin Evropian do të duhet të sigurohen që mallrat e tyre të jenë në përputhje me kërkesat e reja të detyrueshme të sigurisë”, sipas një njoftimi për shtyp të Komisionit Evropian.
“Kur bëhet fjalë për sigurinë kibernetike, Evropa është po aq e fortë sa hallka e saj më e dobët”, tha në deklaratë komisioneri i Tregut të Brendshëm të BE-së, Thierry Breton.
“Kompjuterët, telefonat, pajisjet shtëpiake, pajisjet ndihmëse virtuale, makinat, lodrat… secili prej këtyre qindra milionë produkteve mund të shërbejnë si një pikë e mundshme hyrëse për një sulm kibernetik”, tha Breton.
“Shkeljet e të dhënave në BE u kushtojnë bizneseve dhe qytetarëve të paktën 10 miliardë euro (10 miliardë dollarë) në vit dhe dëmi i shkaktuar nga përpjekjet keqdashëse për të ndërprerë trafikun në internet arrin në 65 miliardë euro në vit”, sipas shifrave të BE-së.
Propozimi do të shqyrtohet dhe mund të bëhen ndryshime nga vendet e BE-së dhe Parlamenti Evropian, përpara miratimit të tij.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? Ata quhen “Sëpata e Zezë”, “Eiye Supreme” ose “Vikingët” – pra bandat nigeriane të krimit. Për... -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve












