Futboll
Zvicra do të ketë sërish përballë Serbinë në Botëror
Si erdhi deri te vendimi i heqjes së të drejtës, për të festuar me “Shqiponjën”
Duket se festimi me shqiponjë i Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit më 2018 kur Zvicra u përballë me Serbinë, shkaktoi jo pak reagim në media, teksa nga serbët u quajt provokim ndaj tyre, përcjell albinfo.ch.
Edhe në “Katar 2022” helvetët do të përballen me kombëtaren serbe, teksa përsëri simboli i shqiponjës është ka marrë vëmendje.
Drejtori i përfaqësueses së Zvicrës, Pierluigi Tami ka kërkuar nga futbollistët shqiptarë të helvetikëve që të mos festojnë me shqiponjë në Botëror.
“Botërori nuk përbëhet vetëm nga ndeshja me Serbinë, edhe nëse e dimë se sa e veçantë është kjo ndeshje, duke pasur parasysh atë që ndodhi në vitin 2018. Ne nuk duam të bëjmë të njëjtat gabime, ne jemi këtu për të luajtur futboll dhe asgjë tjetër.
Ne nuk duam të dërgojmë asnjë mesazh politik apo fetar. Ne duam të përfaqësojmë vlerat tona. Njëra prej tyre është respekti. Ne tregojmë respekt për opinionet e tjera. Për mua do të ishte gabim nëse do të provokonim dikë me një gjest, pavarësisht lojës,” përfundon drejtori i përfaqësueses së Zvicrës, Tami.
Siç duket zyrtarët e Zvicrës po “pengojnë” shqiponjën të fluturojë e lirë në një kampionat kaq të rëndësishëm, por vallë sa do të munden të respektojnë këtë kërkesë Xhaka e Shaqiri.
Zvicra dhe Serbia do të takohen në ndeshjen e tretë të Grupit B më 2 dhjetor të këtij viti në Katar.
Krahas Serbisë dhe Brazilit, shqiptarët që luajnë për Zvicrën do ta kenë në grup edhe Kamerunin.
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim











