Kosova
Shpaloset dëshmia, liberalizimi i vizave për Kosovën futet zyrtarisht në agjendën e Këshillit të BE-së
Liberalizimi i vizave për Kosovën është pika e 5-të e rendit të ditës
Sekretariati i Këshillit të BE-së dje ka bërë publike agjendën e 12 dhe 13 tetorit të Grupit Punues për Viza, ku pikë e rendit të ditës do të jetë edhe liberalizimi i vizave për Kosovën. Futjen e temës së vizave në agjendën e këtij organi përgatitor të Këshillit të BE-së e kishte konfirmuar të shtunën zëdhënësi i Presidencës çeke të BE-së, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se liberalizimi i vizave për Kosovën është pika e 5-të e rendit të ditës së Grupit Punues për Viza i cili do t’i zhvillojë punimet me 12 dhe 13 tetor në Bruksel.
“Prezantimi nga Komisioni i dokumentit jo-zyrtar që ofron një përditësim faktik të situatës dhe shkëmbimin e mendimeve”, thuhet në rendin e ditës të agjendës zyrtare ku do të diskutohet liberalizimi i vizave për Kosovën.
Për të diskutuar mbi liberalizimin e vizave në takim janë ftuar të marrin pjesë edhe delegatët e Grupit të Punës për Rajonin e Ballkanit Perëndimor (COWEB)
Një zyrtar i KE-së ka konfirmuar para dy ditësh për Gazetën Express se janë duke punuar në përditësimin e raportit të KE-së për liberalizimin e vizave.
“Për të mbështetur vendimmarrjen e shteteve anëtare, ne do të prezantojmë këtë vit raportin tonë të zgjerimit 2022 të shoqëruar me një përditësim teknik për çështjen e liberalizimit të vizave. Aktualisht jemi duke punuar në përgatitjen e këtij përditësimi teknik në konsultim me Presidencën e Këshillit dhe Shtetet Anëtare. Ky përditësim do të jetë vetëm një dokument teknik, për të prezantuar një gjendje të përditësuar të situatës aktuale që lidhen me standardet e liberalizimit të vizave, për të mbështetur diskutimet në Këshill”, tha një zyrtar i Komisionit Evropian.
Raporti i Komisionit Evropian që do të prezantohet më 13 tetor në organin përgatitor të Këshillit Evropian i quajtur Grupi Punues për Viza do të shërbejë si bazë për të nisur debatin për miratimin e liberalizimit të vizave në Këshill.
Kështu i tha Gazetës Express të shtunën e kaluar zëdhënësi i Presidencës çeke, Václav Smolka, duke konfirmuar se në mesin e shteteve të BE-së ka gatishmëri që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave për zonën Schengen.
“Liberalizimi i vizave për Kosovën ndodhet shumë lart në agjendën e Presidencës Çeke. Aktualisht, Komisioni Evropian është duke përgatitur një raport për situatën aktuale, i cili do të shërbejë si bazë për të nisur një debat për miratimin e liberalizimit të vizave në Këshillin e BE-së. Ky raport pritet të prezantohet në takimin e Grupit Punues për Viza më 13 tetor 2022”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












