Literaturë
Shkencëtari suedez fiton Çmimin Nobel për Mjekësi
Çmimi Nobel shkon për kërkimin mbi evolucionin njerëzor
Shkencëtari suedez, Svante Paabo, ka fituar Çmimin Nobel për Mjekësi, për shkak të zbulimeve të lidhura me evolucionin njerëzor, përcjell albinfo.ch.
Ky çmim, ndër më prestigjiozët në botën shkencore, është ndarë nga Asambleja për Nobel e Institutit Karolinska në Suedi dhe ka vlerën e 900.357 dollarëve amerikanë.
Me Nobelin për Mjekësi nis sezoni i ndarjes së çmimeve Nobel në fusha të ndryshme, përfshirë atë për paqe, letërsi, fizikë, kimi dhe ekonomi.
“Ai ka mbetur pa fjalë, ka qenë shumë i lumtur”, ka thënë Thomas Perlmann, Sekretari i Komitetit të Nobelit në fushën e mjekësisë, i cili ia ka kumtuar Paabos lajmin.
“Ai më ka pyetur nëse mund të ndante lajmin me dikë, nëse mund t’i tregonte dikujt, dhe unë i thashë se është në rregull. Ai ka qenë tej mase i gëzuar për këtë çmim”.
Paabo, djali i biokimistit, Sune Bergström – po ashtu fitues i Çmimit Nobel – është vlerësuar për transformimin e studimit të origjinës njerëzore, duke krijuar qasje të tjera që mundësojnë analizimin e ADN-së nga gjurmët arkeologjike dhe paleontologjike.
Në mesin e studimeve të tij përfshihet edhe ajo e një gjeni të neandertalëve, që shpërfaq lidhjen mes qenieve njerëzore që nuk ekzistojnë më dhe njeriut të ditëve të sotme.
Të tjera nga Literaturë
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih Votuesit në Winterthur dhe Cyrih do të vendosin sot për kryetarët e tyre të bashkive... -
Kantoni i Valisit refuzon të publikojë dosjet e Crans-Montana-s -
Zug nuk është më “parajsa” më e mirë tatimore në Zvicër -
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante -
Aeroporti i Gjenevës: ende nuk ka shqetësime për mungesë keroseni













