Kosova
Murati: Nuk mund të paguhet dikush pa punuar
Sot, ministri i Financave të Kosovës, Hekuran Murati, gjatë interpelancës së tij në Kuvend për mosekzekutimin e pagave të mësimdhënësve, tha se askush s’mund të paguhet pa punuar, përcjell albinfo.ch.
Në seancën e Kuvendit ai ka thënë se neni 18, paragrafi 1, e qartëson: nuk mund të paguhet dikush pa punuar.
“Në rastin e ngritur këtu për interpelancë bëhet fjalë për pagesën e punëtorëve apo stafit që janë apo kanë qenë në grevë, ligji për grevat, neni 18 paragrafi 1 e thekson qartë se përgjatë kohës sa personat ose punëmarrësit janë në grevë marrëdhënia e punës pra obligimet nga kontrata e punës që ka të bëjë detyrimi për të punuar por edhe obligimi për të paguar pra pezullohen, me fjalë të tjera nuk mund të paguhet dikush pa punuar, pra kjo është çështja dhe mbi këtë bazë normalisht që ne duhet të kërkojmë dhe sigurohemi që organizatat buxhetore e respektojnë ligjin, këtë e kemi bërë dhe këtë do ta bëjmë çdo herë sa herë që shohim apo vihemi në dijeni që ka bazë për dyshime se nuk përfillen ligjet dhe ka tendencë që paraja publike të shpenzohet pa qenë në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi”, deklaroi Murati.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori













