Kosova
Kurti: S’mund ta mbrosh Kosovën pa e adresuar krimin e Serbisë në Kosovë
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se nuk e ka dëgjuar fjalimin e Edi Ramës në Këshillin e Evropës.
Sot, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se nuk e ka dëgjuar fjalimin e Edi Ramës në Këshillin e Evropës.
Ai megjithatë është pyetur për thirrjen që kryeministri shqiptar iu bëri vendeve perëndimore për hedhjen poshtë të aktakuzave për ish-krerët e UÇK-së.
Shefi i qeverisë tha se kundërshtimin e tij për Specialen e ka dhënë në vitin 2015 dhe nuk ka qëndrim të ri për këtë çështje.
“Sa u përket Dhomave të Specializuara apo Gjykatës Speciale, siç njihet në mënyrë të popullarizuar, brengën dhe shqetësimin tim dhe kritikën e kundërshtimin tim e kam thënë qysh në pranverën dhe verën e vitit 2015 kur u patën përgatitur amendamentimet kushtetuese, të cilat në qershor nuk kaluan e më pastaj në gusht u risollën pa u ndryshuar. Nuk kam qëndrime të reja për këtë çështje. Mund të them që Dhomat e Specializuara nuk janë karakterizuar nga transparenca, nuk mund të lavdërohen për transparencë dhe gjithashtu së shpejti bëhen dy vjet që kemi mbajtje në paraburgim pa një datë gjykimi”.
E kryeministri kosovar duket se edhe e ka thumbuar homologun e tij shqiptar, duke thënë se “nuk mund të flasësh për Kosovën pa e adresuar krimin e Serbisë në Kosovë”.
“Unë besoj që faktorët ndërkombëtarë do të duhej të mobilizohen që krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nga forcat e Serbisë të ndiqen dhe gjithashtu përgjegjësit e fajtorët të gjykohen dhe të dënohen. Kushdo që flet në arenën ndërkombëtare, do të duhej nga faktorët ndërkombëtarë ta trajtojë këtë çështje, sepse në Kosovë ka ndodhur gjenocidi, të cilin ka intervenuar NATO-ja për ta ndalur dhe kemi parë numër krimesh të paadresuara. Nuk mund të flasësh për luftën në Kosovë dhe ta mbrosh Kosovën pa e adresuar krimin e Serbisë në Kosovë”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran Hapja u karakterizua nga një interesim i lartë që tregon peshën që ky aktivitet ka fituar... -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran Hapja u karakterizua nga një interesim i lartë që tregon peshën që ky aktivitet ka fituar... -
Rrezik i lartë i përhapjes së etheve ngjitëse të derrave në Zvicër -
Çmimi i derivateve bie pak në Zvicër -
Qeveria zvicerane pranon disa pika të propozimit të së djathtës ekstreme për kufizimin e migracionit -
Gjeneva forcon masat e sigurisë para samitit të G7 në Evian










