Kosova
Pse Kosova po sjell punëtorë të huaj, derisa ka papunësinë më të madhe në Evropë
Kosova ka papunësinë më të madhe në Evropë dhe, në anën tjetër, vijnë punëtorë nga Bangladeshi
Edhe në muajin tetor pati mijëra aplikime të kosovarëve në Ambasadën Gjermane. Shumë kosovarë duan të largohen nga Kosova për shkak të pagave të ulta, çmimeve të larta të produkteve ushqimore, standartit të ulët të jetës etj.
Çdo vit një numëri i madh i të rinjve po ikën në vende të tjera, në veçanti në Gjermani, por edhe në shtetet e tjera, veçmas dy vjetët e fundit në Finlandë, shtet ky i cili apikimin dhe pranimin e aplikimit e ka më të lehtë se shumë shtete të tjera.
Ndërsa autoritetet thonë se dyshohet se në Kosovë kanë mbërritur rreth 2.000 punëtorë nga vendet e botës – gati të gjithë pa kualifikime.
Arsyeja për ardhjen e tyre në Kosovë është se ata mjaftohen me paga shumë të ulëta të punojnë në Kosovë, pastaj e shohin si mundësi të mirë Kosovën për t’u larguar në shtetet perëndimore.
Kjo shifër nuk është zyrtare, por kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, shprehet i shqetësuar për situatën aktuale, njoftojnë mediat në Kosovë.
Sipas tij, ardhja e fuqisë punëtore nga jashtë e vështirëson gjendjen që aktualisht është në tregun e Kosovës.
“Kemi punëtorë të ardhur nga jashtë, e të cilët Ministria e Punëve të Brendshme i ka legalizuar si fuqi punëtore. Pra, këta janë kryesisht punëtorë krahu dhe jo të kualifikuar. Kjo e vështirëson gjendjen e punëtorëve që i kemi brenda”.
Azemi tha se janë duke e përcjellë gjendjen dhe se do të reagojnë si sindikatë, pasi “nuk kemi nevojë për konurrencë nga Bangladeshi dhe Indonezia”. /Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran Hapja u karakterizua nga një interesim i lartë që tregon peshën që ky aktivitet ka fituar... -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran Hapja u karakterizua nga një interesim i lartë që tregon peshën që ky aktivitet ka fituar... -
Rrezik i lartë i përhapjes së etheve ngjitëse të derrave në Zvicër -
Çmimi i derivateve bie pak në Zvicër -
Qeveria zvicerane pranon disa pika të propozimit të së djathtës ekstreme për kufizimin e migracionit -
Gjeneva forcon masat e sigurisë para samitit të G7 në Evian













