Kosova
Qeveria e Kosovës synon themelimin e Zyrës për Luginën e Preshevës
Sinani e konsideron të rëndësishme përfshirjen e çështjes së Luginës së Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi, të mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Këshilltarja politike e Kryeministrit Kurti për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani, deklaron se “pas buxhetimit të Luginës së Preshevës nga Republika e Kosovës, emërimi im si këshilltare, do të pasohet me themelimin e Zyrës për Luginën e Preshevës”.
Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë për edicionin në gjuhën serbe, Sinani thekson se me rëndësi është fakti që po funksionalizohen dhe zhvillohen institucionet për Luginën e Preshevës edhe në dimensionin rajonal.
Në intervistën për gazetarin Branko Vuckoviç, Sinani shprehet se tashmë qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë adresë të posaçme institucionale në Republikën e Kosovës, përcjell Albinfo.ch.
Sipas saj, krijimi dhe funksionalizimi i infrastrukturës institucionale në shërbim të bashkëkombësve që jetojnë jashtë kufijve administrativë është praktikë e shteteve demokratike; evropiane dhe përtej.
Ajo shton se ka 20 vjet që Beogradi zyrtar ka mekanizëm të veçantë qeveritar, buxhet dhe plan e program për Luginën e Preshevës, madje edhe për Kosovën (serbët e Kosovës).
“Vuçiç do shtypje të minoriteteve dhe instrumentalizim të bashkëkombasve të tij në fqinjësi në funksion të pushtetit të tij absolut. Ne duam të drejta për minoritetet, reciprocitet për të drejtat e bashkëkombësve në funksion të pushteteve demokratike. Ky është dallim thelbësor”, deklaron Sinani.
Ajo nënvizon se Vuçiç do autokraci, ne duam demokraci.
Gjatë intervistës, Sinani shprehet se “konteksti aktual gjeopolitik pas pushtimit rus të Ukrainës kërkon një dinamikë më të theksuar, sidomos në çështjet e sigurisë. Pra, në këtë drejtim është me rëndësi që Lugina e Preshevës të jetë në fokus të politikave transatlantike perëndimore edhe me përkrahjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës”.
Ajo e konsideron të rëndësishme përfshirjen e çështjes së Luginës së Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi, të mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Një tjetër pikë e rëndësishme thekson ajo, është edhe hartimi bashkarisht më të zgjedhurit e Luginës së Preshevës të një Plani dhe Programi për Luginën e Preshevës që do të adresonte problemet dhe nevojat kryesore të qytetarëve të Luginës, me mbështetjen e Republikës së Kosovës.
Sinani deklaron se është Qeveria e Republikës së Serbisë ajo që ka bllokuar dialogun me shqiptarët e Luginës së Preshevës si dhe integrimin e tyre.
“Kryeministri Kurti dhe zv.kryeminsitri Bislimi tashmë kanë ngritur zyrtarisht çështjen e reciprocitetit në të drejta midis serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi në dialogun e Brukselit. Do ta zhvillojmë dhe fuqizojmë edhe më shumë këtë kërkesë legjitime dhe të drejtë”, deklaroi Sinani.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori















