Kosova
Escobar: Jam këtu për të shprehur mbështetjen e SHBA-së në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja
I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është deklaruar për media, ku tha se SHBA-ja shpreh mbështetjen e vazhdueshme për aspirtat e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Escobar tha se është krenar që Kosova po kontribon në agjendën e tyrë të përbashkët, e në veçanti dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, përcjell Periskopi.
“Qëllimi i vizitës sime është të shikoj për mënyra se si të rritet bashkëpunimi me një aleate shumë, shumë të mirë dhe një partneri të afërt të SHBA-së. Është një miqësi që nuk bazohet vetëm në interesin e përbashkët, por edhe në vlerat e përbashkëta dhe në këtë aspekt, unë do të dëshiroja t’i shpreh Presidentes mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën për aspiratat e përbashkëta. Ne po shikojmë për mënyra për të thelluar bashkëpunimin, përfshirë mbështetjen tonë për Kosovën për pjesëmarrje në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Unë jam krenar të pohoj se Kosova ka kontribuar jashtëzakonisht shumë për agjendën tonë të përbashkët dhe ngjarjet e kësaj jave në Kosovë janë tregues të rëndësishëm se si Kosova po kontribuon në mënyrë pozitive për agjenden e përbashkët të demokracisë dhe ju falënderoj juve për mikpritjen e këtij eventi”, tha emisari amerikan në konferencë për media pas takimit me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran Hapja u karakterizua nga një interesim i lartë që tregon peshën që ky aktivitet ka fituar... -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran Hapja u karakterizua nga një interesim i lartë që tregon peshën që ky aktivitet ka fituar... -
Rrezik i lartë i përhapjes së etheve ngjitëse të derrave në Zvicër -
Çmimi i derivateve bie pak në Zvicër -
Qeveria zvicerane pranon disa pika të propozimit të së djathtës ekstreme për kufizimin e migracionit -
Gjeneva forcon masat e sigurisë para samitit të G7 në Evian












