Kosova
Ministrja gjermane për Evropën do të vizitojë Kosovën
Ministrja gjermane për Evropë dhe Klimë, Anna Luhrmann, do të vizitojë këtë javë Kosovën dhe në agjendën e saj janë edhe takimet me përfaqësues të institucioneve shtetërore të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Sipas Ambasadës gjermane, ajo do të jetë në Kosovë më 22 – 23 tetor.
Vizita e saj në Kosovë vjen në kohën kur Franca dhe Gjermania besohet se u kanë ofruar një propozim liderëve të Kosovës dhe Serbisë që do të mund të ishte një kornizë e re për dialogun midis tyre, për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e raporteve.
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë të mërkurën për një televizion në Kosovë, se SHBA-ja e mbështet këtë propozim dhe çfarëdo plani që shtetet evropiane sugjerojnë përmes dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
“Ne mendojmë, sikurse na është shpjeguar, se ky propozim do të nënkuptonte angazhim dhe integrim më të afërt të Kosovës, dhe potencialisht të Serbisë, në integrimet euroatlantike”, ka thënë Escobar.
Escobar ka thënë se njohja reciproke “do të ndodhë”, pavarësisht se propozimi franko-gjerman, siç është raportuar, nuk përfshin njohjen reciproke.
Sipas presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, propozimi franko-gjerman konsiston në atë që shteti i tij të lejojë që Kosova të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka marrë asnjë propozim për marrëveshjen finale.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, përmes një letre dërguar Kurtit dhe Vuçiqit më 4 shtator u kanë kërkuar palëve që të jenë të gatshme për vendime të vështira në dialog.
Dialogu për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011.
Palët kanë dallime sa i përket përfundimit të këtij procesi.
Prishtina kërkon që një marrëveshje përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Beogradi kërkon një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi mund të bëhet fjalë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 Në mënyrë specifike, qiratë për qiratë e reja në apartamentet e ndërtuara rishtas ranë me 0.7... -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane














