Të tjera
Sportistja shqiptare shpallet Kampione Bote në Fitnes
Sportistja shqiptare, Gentiana Beqa shpallet Kampione Bote në kategorin “Wellnes” në Kampionatit Botëror të Fitness-it
Sportistja shqiptare, Gentiana Beqa u shpall Kampione Bote kategoria “Wellnes” në Kampionatit Botëror të Fitnessit, Kore e Jugut. Lajmin e bëri të ditur KOKSH. Sipas këtij lajmi, në ceremoninë e medaljeve ishte i pranishëm edhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar z. Fidel Ylli, i cili pati nderin t’i jepte kupën kampiones së Botës, sportistes shqiptare, Gentiana Beqa . Sipas KOKSH: “Beqa do të garojë dhe në kategorinë “Wellness Fitness” -168 cm dhe kategorinë “Over All” për t’u shpallur kampione absolute”. Ndërkohë vetë Gentiana Beqa shkroi në faqen e saj në Instragram se ” Nuk ka emocion të përshkruhet kur valvitet në arenën botërore Flamuri yne Kombëtar. Kur ekzekutohet Himni në një tjetër skaj të Globit, ku bën çdo njeri të ndihet krenar që është Shqiptar. Falenderoj Zotin që më dha Drite te shkëlqej në Kampionatin Botëror të Fitnessit. Falenderoj familjen time per besimin. Falenderoj z.Rando Kukeli që me mundësoi të mbaj Flamurin Kombëtar. Falenderoj z.Marin Meksi që Luftoi çdo çast për të mbrojtur këtë Flamur. Falenderoj z.Fidel Ylli që më mbështeti në skenen e Lindjes së Larget së bashku me z.Ismet Krasniqi dhe z.Besim Aliti. Falenderoj Qeverine e Republikës së Shqipërise, Komitetin Olimpik dhe Federaten Shqiptare te Bodybuilding dhe Fitness. Falenderim për gjithë Shqiptarët e Shqiptarinë!”.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve Ekspertët theksojnë se rënia e lindshmërisë nuk lidhet vetëm me faktorët ekonomikë... -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë -
Vendet më mikpritëse për emigrantët: Zvicra, e pesta, Austria, e dhjeta











