Lajme
Punëdhënësit më të mirë për vitin 2022
Për të gjashtin vit me radhë, Forbes publikoi klasifikimin e punëdhënësve më të mirë në botë.
Renditja e vitit 2022 u përpilua në bashkëpunim me Statista.
Shoqëria e kërkimeve në treg anketoi 150 mijë punonjës me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme në kompani shumëkombëshe në 57 vende për të përcaktuar se cilat shkëlqejnë në:
-ndikim dhe imazh
-zhvillimin e talentit
-barazinë gjinore
-përgjegjësinë sociale.
Klasifikimi i këtij viti përfshin në total 800 kompani.
Punëdhënësi më i mirë në botë: Grupi Samsung
Industria: Konglomerat
Vendi: Koreja e Jugut
Punonjës: 266,673
Grupi Samsung është themeluar në vitin 1938, selia e tij është në Seul, Korenë e Jugut.
Sipas Forbes, kompania teknologjike u cilësua si një nga punëdhënësit më të mirë edhe për të sapodiplomuarit.
Ky është viti i tretë me radhë që Grupi Samsung renditet i pari, pasi kapërceu nga vendi i 106-të në vitin 2019.
Sipas “The Korea Herald”, kompania u vlerësua nga Forbes në 2020 dhe 2021 për mënyrën se si e trajtoi pandeminë COVID-19, duke u dhënë përparësi sigurisë dhe shëndetit të punonjësve.

Microsoft u rendit i dyti në listë. E themeluar në vitin 1975, Selia e kompanisë është në Redmond, Uashington.
Microsoft renditet edhe në listat e Forbes të punëdhënësve më të mirë për gratë dhe të diplomuarit e rinj.
Në vitin 2020, Microsoft u rendit në vendin e 21-të në listën e Fortune 500 të korporatave më të mëdha të Shteteve të Bashkuara në bazë të të ardhurave totale.
Podiumi mbyllet me IBM. Kompania është themeluar në vitin 1911, selia e së cilës ndodhet në Armonk në Nju Jork.
Përveçse është një nga punëdhënësit më të mirë në botë, IBM përfshihet edhe në klasifikime të tjera të Forbes, duke përfshirë punëdhënësit më të mirë për veteranët dhe kompanitë më të vlerësuara.
Sipas Fortune, është edhe një nga punëdhënësit më të mëdhenj në botë, me më shumë se 297.800 në vitin 2022.
Në vitin 2021, Amazon renditej e 4-ta, por këtë vit ka zbritur në vendin e 14-të. Këtë vit, në vendin e 4-t renditet Alphabet/ CNBC
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra u bë kaq e pasur E vendosur në zemër të Evropës dhe në kryqëzimin mes botës gjermanike dhe asaj latine, Zvicra... -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit -
Fshati zviceran Brienz pothuajse nuk po rrëshqet më -
Disa vetura dëmtohen dhe plaçkiten në Chambésy










