Kosova
Von der Leyen: Kosova shumë kohë më parë i ka plotësuar kriteret për vizat
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ka parë një progres të madh në Kosovë, sidomos në sistemin gjyqësor dhe në ekonomi, përcjell albinfo.ch.
Në një konferencë për medie me presidenten Vjosa Osmani, Von der Leyen, foli për liberalizimin e vizave, me ç’rast rikonfirmoi se Kosova shumë kohë më parë i ka plotësuar kriteret.
“Vërtetë se ka përparim dhe keni punuar zellshëm në rrugëtimin evropian, dhe keni treguar vlerat e juaja drejt BE-së dhe në sanksionet ndaj Rusisë. Jeni duke ndërmarrë punë të zellshme dhe kjo është par edhe në raportin tonë të progresit”.
“Jeni duke ndërtuar hap pas hapi gjyqësorin dhe ekonominë e vendit. Ju kam dëgjuar mirë në aspektin e liberalizimit dhe e keni një aleat dhe i keni përmbushur të gjitha standardet dhe tashmë e kemi thënë se i keni plotësuar të gjitha detyrat. Punët tona janë që ti bindim të gjitha vendet skeptike dhe mund të llogaritni në Komisionin Evropian për këtë çështje. Përkundër luftës në Ukrainë, është e pabesueshme është shkatërrimi i Rusisë në popullin ukrainas, duke i bombarduar infrastrukturën dhe qytetarët atje”, tha ajo.
“Ju siguroj se BE nuk dorëzohet nga ky presion dhe do ta trajtojmë bashkë këtë krizë të energjisë elektrike”, tha tutje ajo.
“Kemi edhe një investim në grante, ku dëshirojmë investimin drejtë pavarësisë energjetike, mirëpo edhe në lidhjet në mbar botën. Evropa nuk është e plotë pa Kosovën”, tha ajo
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut Sonja Rueff-Frenkel u rizgjodh zëvendëspresidente ndërsa Alana Gerdes u zgjodh zëvendëspresidente e re. Hans Dellenbach u... -
Agon Ushaku, në krye të konferencës më të madhe në botë për animacion -
“Innovation & Leadership Conference 2026”, platformë që lidh inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër -
Kandidatët e rinj nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut Sonja Rueff-Frenkel u rizgjodh zëvendëspresidente ndërsa Alana Gerdes u zgjodh zëvendëspresidente e re. Hans Dellenbach u... -
Gjeneva monitoron një kontakt me hantavirus pa karantinë të detyrueshme -
Zvicër: Kufizimi i popullsisë do të ishte i kushtueshëm, sipas zyrës së migracionit -
Franca rrit presionin ndaj Zvicrës për punëtorët ndërkufitarë -
St. Gallen: Propozohet sistem i ri i unifikuar për subvencionimin e çerdheve













