Kosova
Deputeti ukrainas që kërkoi njohjen e Kosovës pritet në takim nga presidentja Vjosa Osmani
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim, deputetin e Parlamentit të Ukrainës dhe njëherësh anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Oleksiy Goncharenko, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.
Në takim me deputetin ukrainas, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova që prej fillimit të agresionit rus është në krah të Ukrainës dhe se e ka mbështetur atë në mënyra të ndryshme, si dhe i ka bashkërenduar veprimet politike me aleatët tanë evropian dhe amerikan, transmeton Albinfo.ch.
Presidentja ka potencuar se Kosova prej fillimit të agresionit të Rusisë është në anën e BE-së, ShBA-së dhe vendeve demokratike dhe i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë.
Sipas Presidentes Osmani Populli i Ukrainës po kalon një periudhë jashtëzakonisht sfiduese dhe të vështirë duke u përballur me agresion ushtarak dhe krime kundër njerëzim dhe populli i Kosovës e ka përjetuar një luftë të ngjashme.
Presidentja Osmani ka theksuar se populli i Kosovës ka hapur zemrën dhe derën për të strehuarit nga Ukraina. Sipas saj, deri më tash në Kosovë kanë gjetur strehim një grup i gazetarëve të Ukrainës, teksa MAT Kosova po zhvillon trajnimin e grave ukrainase në fushën e deminimit.
Deputeti Goncharenko e njoftoi Presidenten se në Parlamentin e Ukrainës është krijuar grupi i deputetëve “Miqtë e Kosovës”, të cilët do të shërbejnë si platformë për thellimin e bashkëpunimin parlamentar mes dy vendeve. Deputeti Goncharenko shprehu mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe se do të angazhohet në zgjerimin e mbështetjes për Kosovën brenda Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës














