Lajme
Sulm me thikë në qendrën tregtare në Milano
Publikohen pamjet nga sulmi (Video)
Janë publikuar pamjet e sulmit të tmerrshëm me thikë në një qendër tregtare në Milano, ku një person mbeti i vdekur dhe 5 të tjerë u plagosën, mes të cilëve edhe futbollisti i Monzës, Pablo Mari. Në pamjet e kamerave të sigurisë duket autori 46-vjeçar, Andrea Tombolini, duke ecur në qendrën tregtare, përcjell albinfo.ch.
Më tej, Tombolini, i cili dyshohet se ka probleme të shëndetëtit mendor, shihet teksa qëndron në mënyrë të dyshimtë pranë një rafti, aty ku më pas merr edhe thikën, me të cilën kreu krimin.
Më pas, gjithçka përfshihet nga kaosi, ndërsa pasi godet qytetarët pa asnjë arsye, autori merr një goditje në trup dhe përfundon në tokë nga një punonjës, i cili është identifikuar si Luis Fernando Ruggieri, 46 vjeç.
Viktima ishte një 30-vjeçar i goditur me thikë, ndërsa futbollisti spanjoll u godit me grusht në fytyrë dhe më pas me thikë në shpinë. Ai u dërgua në spital, nga ku raportohet se është në gjendje të qëndrueshme. Ai u vizitua edhe nga Adriano Galliani, drejtori i Monzës, si dhe nga trajneri Palladino.
“Pablo Mari kishte një plagë mjaft të thellë në shpinë, e cila për fat të mirë nuk preku organet vitale, si mushkëritë apo të tjera. Jeta e tij nuk është në rrezik, ai duhet të shërohet shpejt”, ka thënë Galliani për Sky Sport.
https://www.facebook.com/watch/?v=632468078362512
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











