Kosova
Konjufca: Deputetët e Listës serbe do të zëvendësohen
Konjufca: S’ka krizë kushtetuese pas dorëheqjes së deputetëve të Listës serbe
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në konferencë për media pas largimit të grupit parlamentar të Listës serbe, më saktësisht 10 deputetëve serbë, ka thënë se vendi nuk është në krizë kushtetuese, por do të përcillen hapat ligjorë, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, në një moment kur deputetët nga Lista Serbe do të refuzonin të zëvendësonin këta që janë larguar, atëherë do të duhej të ishte Komisioni Qendror Zgjedhor që të tregojë se si procedohet tutje.
“Unë mendoj se me këtë ngjarje nuk ka ndodhur kurrfarë rrezikimi i rendit kushtetues të Kosovës. Kuantitativisht nuk na ka ndodhur largim më i madh se ky, sepse këso dorëheqje nuk kemi pasur kurrë, por në aspektin ligjor është e njëjta procedurë siç ndodh edhe me deputetë të tjerë”, sqaroi kryetari i Kuvendit.
“Në këtë rast ne kemi një grup parlamentar, është rast specifik që largohet një grup parlamentar. Edhe për këtë rast janë të qarta procedurat ligjore, nuk rrezikohet Kuvendi e as nuk mund ta sfidojnë”, pohoi ai në konferencë për media.
“Por, nëse ky ka qenë, atëherë i garantojë qytetarët që nuk preket rendi kushtetues”.
Por, çfarë do të ndodhë, si zëvendësohen deputetët?
“Unë do t’i drejtohem presidentes, presidentja KQZ-së dhe më pas KQZ, me aq sa di unë, është që do t’ua japë mandatin atyre që janë në pritje në grupin e njëjtë parlamentar, e nëse ata refuzojnë të përgjigjen, pastaj ka procedura të tjera që duhet të na sqarojë KQZ-ja”.
Por, Konjufca ka përsëritur, “në Kuvend përkohësisht do të jenë 110 deputetë, kjo nuk përbën asgjë antikushtetuese. Këto parashihen dhe sqarohen, për zëvendësimin e tyre, nuk jemi në krizë kushtetues, por jemi në procedura normale të zëvendësimit të tyre”.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











