Kosova
Largohet edhe i moshuari i fundit, mbyllet zyrtarisht qendra “Orenda”
Nga sot është mbyllur qendra e të moshuarve “Orenda” në Pejë.
Sot mbylljen e kësaj qendre e kanë konfirmuar vetë zyrtarët e Orendas, të cilët kanë thënë se janë tërhequr të gjithë të moshuarit dhe tashmë kjo qendër është e mbyllur.
Ata kanë konfirmuar shkurt mbylljen e saj, ndërsa kanë thënë se do të analizohet rasti për hapa të tjerë, nëse vendimi do të apelohet për rihapjen e saj.
Kujtojmë se javën e kaluar Ministria e Financave ka revokuar licencën për shtëpinë e të moshuarve “Orenda”, pas rastit të dhunës ndaj një të moshuareje nga infermieret e kësaj qendre.
“Pas publikimit të pamjeve të sulmit fizik ndaj të moshuarës në subjektin ‘Orenda’ në Pejë, Njësia e Inspektimit të Shërbimeve Sociale ka bërë inspektimin e menjëhershëm të vendit të ngjarjes, si dhe intervistimin e stafit të qendrës dhe dëshmitarëve të rastit.
Me përmbylljen e raportit të inspektimit, i njëjti i është dorëzuar sot Komisionit Licencues, i cili ka mbajtur një takim urgjent, ku është marrë vendim që subjektit ‘Orenda’ t’i revokohet licenca për ofrimin e shërbimeve sociale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
E-Diaspora
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”
Jeta në Zvicër
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”













