Lajme
Britanikët marrin shtesa për ta përballuar krizën ekonomike
Miliona britanikë me të ardhura të ulëta do të marrin nga 370 euro (324 paund) në llogaritë e tyre bankare, si masë për ta përballur koston e jetesës, shkaktuar nga kriza ekonomike.
Këto pagesa janë pjesa e dytë e një shume prej 650 paundësh (740 euro) që u paguhet qytetarëve që marrin përfitime të tilla, si Kredia Universale, shtesa për punëkërkuesin e bazuar në të ardhura (JSA), ndihma e punësimit dhe mbështetja e lidhur me të ardhurat (ESA), mbështetja e të ardhurave, kreditimi pensional, shtesa për fëmijë, kreditimi tatimor dhe ai i punës.
Kjo pagesë prej 324 paundësh ishte bërë më parë, derisa pagesa e dytë duhet të ekzekutohet para 23 nëntorit.
Familjet e kualifikuara që marrin kredi tatimore dhe asnjë përfitim tjetër do të marrin pagesën e dytë deri më 30 nëntor.
Paketa mbështetëse e qeverisë përfshin gjithashtu një zbritje prej 400 paundësh (460 euro) në faturat e energjisë që po paguhen me këste mujore deri në muajin mars 2023./BBC
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra u bë kaq e pasur E vendosur në zemër të Evropës dhe në kryqëzimin mes botës gjermanike dhe asaj latine, Zvicra... -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit -
Fshati zviceran Brienz pothuajse nuk po rrëshqet më -
Disa vetura dëmtohen dhe plaçkiten në Chambésy











