Kosova
Kosovë: Aksion policor nëpër Call Center, arrestohen 14 persona
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, respektivisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, ka zhvilluar një aksion policor në disa qendra të thirrjeve të njohura si ‘Call Center’ në disa lagje të Prishtinës.
Policia e Kosovës, siç njofton Prokuroria, ka zbatuar autorizimin e lëshuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës si dhe urdhëresën e Gjykatës, që kanë të bëjnë me identifikimin e disa personave të dyshuar, arrestimin e tyre dhe marrjen në pyetje, kontrollin e lokacioneve të personave të dyshuar dhe sekuestrimin e provave, përcjell Albinfo.ch.
Po ashtu, Prokuroria Speciale njofton se ky hetim disa mujor është bërë në bashkëpunim edhe me Autoritetet Gjermane.
Gjithashtu, ekziston dyshimi i bazuar se këta persona kanë regjistruar si biznes “Qendër të Thirrjeve” në Kosovë dhe përmes saj kanë komunikuar përmes telefonit me shtetas të ndryshëm përfshirë edhe gjermanë. Gjatë komunikimeve kanë arritur t’i mashtrojnë të dëmtuarit duke i shtyrë që të investojnë në platforma të ndryshme digjitale gjoja për investime. Për realizimin e mashtrimit të dyshuarit kanë përdorur edhe sistemin kompjuterik-përdorimi i softuerëve për qasje nga distanca si dhe krijimi dhe përdorimi i faqeve në internet.
Të njëjtit me këto veprime kanë kryer veprat penale ‘’Hyrja në sistemet kompjuterike’’ nga neni 327, ‘’Mashtrimi’’ nga neni 323 si dhe ‘’Shpëlarja e parave’’ nga neni 302.
Operacioni është zhvilluar në mbështetje të njësive të ndryshme policore (patrulla policore, Njësitë e Krimteknikës, Njësia K-9).
Gjatë këtij operacioni janë arrestuar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar të cilët janë kapur në flagrancë, përfshirë edhe të dyshuarin kryesor i cili është shtetas i huaj.
Po ashtu, në cilësi të provave gjatë këtij aksioni janë sekuestruar sende të ndryshme të cilat do të përdoren në procedurë të mëtutjshme:
– 2 vetura;
– 167 kompjuter desktop;
– 3 kompjuter laptop;
– 21 telefona mobil;
– 2 DVR;
– 2 HDD;
– 2 USB memorie;
– Dokumente të ndryshme dhe prova tjera elektronike relevante për rastin.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, 14 personat e arrestuar dërgohen në mbajtje prej 48 orësh.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar










