Kosova
Kryeministri insiston në njohjen reciproke me Serbinë
Qeveria ka dhënë detaje rreth takimit mes kryeministrit Albin Kurti, Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, dhe Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në Paris, përcjell albinfo.ch.
Në këtë takim u diskutua për dinamizmin e dialogut Kosovë-Serbi, zbatimin e vendimit për targat ilegale, zhvillimet e fundit në Kosovë dhe çështje të tjera aktuale.
Sipas komunikatës për media, Kurti ka theksuar elementet e kornizës së marrëveshjes për normalizimin e plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër, ndërsa tha se propozimi franko-gjerman, që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme.
“Duke biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit, Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës ka treguar vendosmërinë për sundimin e ligjit dhe përkushtimin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend”, thuhet tutje në njoftim.
Ndryshe, kryeministri po qëndron në Francë bashkë me presidenten Vjosa Osmani për të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris.
E-Diaspora
-
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën Më 6–7 shkurt në Tiranë u mbajt takimi themelues i Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve (KPSHK), me... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Fushata kundër bujqësisë OMGJ mbledh 133,000 nënshkrime në Zvicër Një aleancë që qëndron pas një iniciative për të mbrojtur ushqimin zviceran nga organizmat e modifikuar... -
Çfarë duhet të dini rreth 225,000 vendeve të lira të punës në Zvicër -
Varfëria e “fshehur”, Bazeli kontakton drejtpërdrejt me nevojtarët -
Qiramarrësit e Gjenevës mund të kenë akses më të lehtë në pronësinë e pronës -
Hochdorf, Lucernë: 6 shtetas të Kosovës akuzohen për 161 vjedhje













