Kosova
Ambasadori francez në Kosovë: Franca është pro liberalizimit të vizave
Sot, ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, tha se shteti i tij është në favor të heqjes së vizave për Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, këtë ia ka konfirmuar presidentes Vjosa Osmani vetë presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
“Dje ka pasur dy takime ndërmjet presidentit Macron dhe presidentit Vuçiq dhe presidentes Osmani e kryeminsitrit Kurti, ku kanë biseduar për situatën në Kosovë dhe kanë diskutuar për planin franko-gjerman. Sot do të ketë dy takime ndërmjet tyre”, ka thënë ambasadori.
Këto deklarata erdhën me rastin e përkujtimit të armëpushimit midis Gjermanisë dhe Francës më 1018 që shënoi edhe fundin e Luftës së Parë Botërore.
“Në qershor të këtij viti presidenti Macron i ka thënë presidentes Osmani se ne jemi në favor të liberalizimit me disa masa që duhet të realizohen. Ne po respektojmë këtë angazhim. Po presim të ketë vendim pozitiv dhe të arrihet një marrëveshje lidhur me këtë çështje”, ka thënë Guerot.
E-Diaspora
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”
Jeta në Zvicër
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”










