Lajme
Sllovenia zgjedh presidenten e parë femër
Sllovenia do të drejtohet për herë të parë nga një grua.
Sllovenia do të drejtohet për herë të parë nga një grua, ajo është avokatja Natasa Pirc Musar, e cila u zotua të garantojë të drejtat kushtetuese dhe demokracinë, përcjell albinfo.ch.
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve që u mbajtën të dielën, nxorën fituese të raundit të dytë avokaten Natasa Pirc Musar.
Pirc Musar, 54 vjeçe, fitoi 53.86 për qind të votave në balotazh, ndërsa rivali e saj, politikani i krahut të djathtë dhe ish-ministri i Jashtëm, Andze Logar, fitoi 46,14 për qind, sipas të dhënave të Komisionit Zgjedhor.
49.9 për qind e zgjedhësve morën pjesë në këto votime. Në fjalimin e saj të parë, ku shpalli edhe fitoren, avokatja Natasa Pirc Musar tha se do të bëjë çmos që të jetë një presidente për të gjithë, duke punuar për garantimin e të drejtave kushtetuese të njerëzve dhe forcimin e demokracisë.
Pirc Musar, një ish-prezantuese televizive, që u bë më pas një avokate me ndikim të fortë, bëri fushatë për të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe çështjet e mirëqenies sociale.
Në fjalimin e saj para votimeve ajo trajtoi edhe problemin e ndryshimeve klimatike. Megjithëse roli është kryesisht ceremonial, presidenti në Slloveni është komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura dhe gjithashtu emëron disa zyrtarë të lartë, duke përfshirë guvernatorin e Bankës Qendrore. Shumica e zgjedhjeve të Presidentit kërkojnë edhe konfirmim nga Parlamenti.
E-Diaspora
-
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat? Kryeministri Albin Kurti, gjatë prezantimit të programit të tij qeverisës për mandatin e tretë në Kuvend,... -
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim












