Kosova
Opozita i kërkon Kurtit më shumë transparencë për dialogun
Partitë opozitare në Kosovë kanë mirëpritur arritjen e marrëveshjes me Serbinë për targat ilegale serbe, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se mirëpret dakordimin që ka ndodhur të mërkurën në Bruksel që, sipas tij, shmang përshkallëzimin dhe eskalimin potencial të situatës në veriun e vendit.
Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se ngjarjet fundit lidhur me targat që ndodhën kanë qenë të panevojshme dhe të dëmshme për shtetin e Kosovës.
“Kthimi dhe pranimi i marrëveshjes së njëjtë tregon qasjen joserioze dhe paaftësinë tuaj [Albin Kurti] përballë përgjegjësive shtetërore që keni me vendin dhe Kosovën”.
“Domosdo, duhet transparencë në dialog para Kuvendit, qytetarëve të Kosovës dhe jo deklarata kontradiktore, jo qasje selektive, jo injorim ndaj neve dhe qytetarëve dhe ndaj partnerëve strategjikë, mbi të gjitha Shteteve të Bashkuara”, tha ai.
Edhe, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se e mirëpret marrëveshjen, e cila, sipas tij, evitoi rrezikun për përshkallëzim të situatës në veri. Megjithatë, sipas tij, me marrëveshjen nuk është zgjidhur situata në veri.
“Sfida që e pret Kosovën është rikthimi i atyre që i kanë lëshuar vendet e punës apo plotësimi i pozitave”, tha Haradinaj.
Veç kësaj, në seancën parlamentare të Kuvendit të Kosovës, deputetët opozitarë kërkuan nga kryeministri Albin Kurti më shumë sqarime rreth marrëveshjes së arritur, si dhe dialogut rreth marrëveshjes finale. Kosova dhe Serbia më 23 nëntor në Bruksel kanë arritur marrëveshje për targat ilegale serbe. Arritjen e marrëveshjes e ka mirëpritur edhe SHBA-ja.
Kurti: Kthimi i serbëve në institucione është çështje ligjore
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, i tha Kurtit se nga marrëveshja e arritur për targat ka një paqartësi, nëse pritet kthimi i serbëve në institucionet e Kosovës. Kryeministri tha se kthimi i tyre në institucione nuk mund të bëhet politikisht, dhe se kjo është çështje juridiko-ligjore e kushtetuese.
“Unë iu kam bërë thirrje të gjithë serbëve që janë në institucione; mos i braktisni ato, mos jepni dorëheqje. Por, nuk iu kam thënë kthehuni. Nuk kam të drejtë t’iu them kthehuni. Shkuarja e tyre është akt individual, kthimi i tyre është çështje ligjore, kushtetuese, institucionale”, tha Kurti.
Në fillim të nëntorit, si pasojë e tensioneve të ngritura, serbët e veriut të Kosovës – ku qarkullojnë kryesisht makinat me targa të paligjshme – kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. Kthimin e tyre në institucione e kanë kërkuar edhe partnerët ndërkombëtarë.
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Zvicër
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve
-
Sot zviceranët votojnë për ligjin e ri të biçikletave dhe kredinë për shkollën profesionale
-
Rritje 293 për qind e studentëve të huaj në Universitetin e Cyrihut