Shqipëria
Eurostat: 15300 shqiptarë kanë ikur zyrtarisht në BE e Britani këtë vit
Aplikimet për azil kanë vijuar tendencën rritëse përgjatë këtij viti, ndonëse ato mbeten më të ulëta në krahasim me periudhën e parapandemisë, përcjell albinfo.ch.
Referuar statistikave të Eurostat, në gusht është regjistruar numri më i lartë i aplikimeve për azil për këtë vit, duke arritur në 950.
Për gjithë periudhën janar- gusht janë shënuar gjithsej 6720 aplikime, me një rritje prej 65% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, në krahasim me para pandeminë, aplikimet për azil mbeten 43% më të ulëta për të njëjtën periudhë.
Të dhënat paraprake për shtatorin, ku nuk raportohen të gjitha shtetet, tregojnë se tendenca është përshpejtuar. Nga të dhënat e deritanishme janë gati 1400 aplikime për azil vetëm në muajin shtator.
Që prej vitit 2019, Eurostat nuk i raporton më të dhënat për aplikimet në Mbretërinë e Bashkuar.
Statistikat e tjera të Mbretërisë së Bashkuar në faqen e internetit www.gov.al tregojnë se vetëm në 6-mujorin e parë të vitit kërkuan azil nga Shqipëria 7,267 persona, 8% më shumë se sa aplikuan në të gjitha vendet e Bashkimit Europian për 8 mujorin.
Në total, duke përfshirë aplikimet në BE, së bashku me të dhënat paraprake për shtatorin dhe aplikimet në Mbretërinë e Bashkuar, për 6 mujorin, numri i personave që kanë ikur zyrtarisht këtë vit është rreth 15.300.
Aplikimet për azil deri në shtator
-Në Bashkimin Europian (janar-shtator) 8,115
-Në Mbretërinë e Bashkuar (janar-qershor) 7,267
TOTALI 15,382
Në Bashkimin Europian, sipas të dhënave të detajuara të Eurostat, Franca vijon të mbetet më e preferuara, me gjysmën e aplikimeve që shkojnë në këtë shtet, të njohur për politikat sociale. Pas Francës renditet Gjermania me rreth 21% të aplikimeve.
Aplikimet në Bashkimin Europian
Sipas Eurostat, 77,5 mijë azilantë për herë të parë jo shtetas të Bashkimit Europian u regjistruan në gusht të vitit 2022.
11 mijë persona më shumë aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare, krahasuar me muajin e kaluar që përkthehet në një rritje prej 17%.
Krahasuar me gushtin e vitit 2021, numri total i kërkesave ka pësuar një rritje prej 54% .
Për të njëjtin muaj, 6,100 persona riaplikuan për azil pasi ishte marrë një vendim i mëparshëm, me një rritje prej 4% se krahasuar me korrikun e vitit 2022.
Për të njëjtin muaj të vitit 2021, numri ka pësuar rënie prej 11%.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private Sipas studimit, kushtet strukturore në sektor nuk janë gjithmonë të favorshme, dhe shumë punonjës theksojnë se... -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore












