Kosova
SHBA: Nuk janë krijuar kushtet për zgjedhje në veriun e Kosovës
Mësohet se edhe Shtetet e Bashkuara dënuan të mërkurën incidentet e së martës në veriun e Kosovës, ku grupe qytetarësh serbë penguan hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa policia njoftoi për të shtëna e shpërthime, por pa dëme në njerëz, përcjell albinfo.ch.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha se “përdorimi i dhunës dhe i frikësimit, duke përfshirë përdorimin e një mjeti shpërthyes dhe rrezikimi i jetëve nuk është kurrë një metodë e përshtatshme proteste, në asnjë rrethanë”. Në një postim në rrjetet sociale ai shkroi se Shtetet e Bashkuara “janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen më vonë gjatë këtij muaji në veriun e Kosovës”.
“Siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë përparësi dhe kërkojmë që të gjithë të përfshirët të tregojnë përmbajtje”, tha ambasadori amerikan.
Incidentet në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe Zubin Potokut në veriun e banuar me shumicë serbe ndodhën ndërsa policia po i shoqëronte zyrtarët e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve në procesin e hapjes së komisioneve komunale për zgjedhjet për kryetarë të katër komunave që janë caktuar për datën 18 dhjetor.
Policia tha se “në disa zona të Zubin Potok-ut dhe Mitrovicës Veri janë regjistruar disa incidente (dyshohet shkrepje armësh e shpërthime), por deri në këto momente nuk janë raportuar lëndime nga këto incidente, përderisa raportohet se protestuesit kanë demoluar zyrat e komisionit komunal zgjedhor”.
Ngjarjet nxitën shqetësimin për rrezikun e përshkallëzimit të situatës në veriun e Kosovës.
Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, tha se “çfarëdo proteste duhet të jetë paqësore dhe të gjithë duhet të ruajnë qetësinë dhe të tregohen të përmbajtur”, ndërsa nënvizoi se misioni i tij do të vëzhgojë situatën në bashkërendim të ngushtë me policinë e Kosovës dhe KFOR-in.
Autoritetet në Kosovë i cilësuan incidentet sulme të organizuara nga bandat kriminale që veprojnë në veriun e vendit me mbështetjen e Serbisë.
Kryeministri Albin Kurti paralajmëroi shtim të numrit të zyrtarëve policorë në veriun e Kosovës për, siç tha, “hetimin dhe ndjekjen e kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj”. Ai tha se shkeljet e shumta të ligjit nuk do të falen, kurse tendencat për destabilizim kriminal do të dështojnë.
Zyrtarë të Serbisë akuzuan autoritetet në Prishtinë, për siç thanë, vazhdimin e terrorit ndaj serbëve.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpalli zgjedhjet e parakohshme për kryetarë të katër komunave në pjesën veriore të Kosovës, pas largimit të serbëve në veri nga të gjitha institucionet vendase mes mospajtimeve rreth konvertimit të targave të makinave të lëshuara nga Serbia.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të mërkurën tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veriun e Kosovës, në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq si dhe për zgjedhjet e parakohshme të 25 dhjetorit për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit.
Procesi zgjedhor po bojkotohet nga Lista Serbe që është subjekti kryesor i serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit dhe ka mbajtur pushtetin në të gjitha komunat me shumicë serbe.
The United States condemns those who employed violence during yesterday’s incidents in northern Kosovo. Resorting to violence and intimidation, including use of an explosive device, and endangering lives is never an appropriate method of protest, under any circumstances. 1/2
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 7, 2022
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100













