Kosova
BE: Zgjedhjet të mbahen vetëm nëse ka kushte paqësore
Bashkimi Evropian nuk ka kërkuar shtyrje të zgjedhjeve në Veri, siç bëri ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, por ka bërë thirrje që ato të mbahen vetëm pasi të ketë siguri se ekzistojnë kushtet paqësore për mbarëvajtje të procesit zgjedhor, përcjell albinfo.ch.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë se “duhet të merren parasysh të gjithë faktorët e sigurisë”.
“Kur shqyrtohet organizimi i zgjedhjeve të pjesshme në veri, autoritetet e Kosovës duhet të marrin parasysh me kujdes të gjithë faktorët e sigurisë, administrativë dhe politikë, për të siguruar që zgjedhjet të jenë gjithëpërfshirëse dhe të mbahen vetëm në kushte paqësore”, pohoi Stano.
Ai ka deklaruar gjithashtu se BE dënon “sulmet e dhunshme në veri të Kosovës”.
“BE u bën thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga çdo veprim provokues dhe të rivendosin qetësinë menjëherë”, thuhet në fund të deklarimit të Stanos për AP.
Ndryshe nga BE që nuk kërkon shtyrje, por kushte paqësore për zgjedhje, Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë janë të bindura që ato kushte nuk bëhen dot.
“SHBA-ja është e shqetësuar që nuk ka kushte në këtë kohë për mbajtjen e zgjedhjeve këtë muaj në Veri të Kosovës. Siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë. Presim nga të gjithë të përfshirët të përmbahen”, thuhet në cicërimën e ambasadorit.
Ndryshe nga ambasadori amerikan, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, është i bindur që Kosova ka kapacitetet e mjaftueshme që të organizojë zgjedhje në Veri.
“Unë jam i bindur që policia ka kapacitet e nevojshme të garantojë të gjitha proceset demokratike në Kosovë. Për më shumë, normalisht që janë institucionet përgjegjëse, presidenca, KQZ që përgatit planin dhe pastaj i drejtohet presidentes, për çfarëdo lloj alternative që ata prezantojnë”, tha Sveçla në konferencë për media.
Kapaciteti për të cilin flet ministri nuk u shpërfaq shumë të martën, kur zyrtarët zgjedhorë komunalë, përkundër se nën përcjellje të policisë, nuk u lejuan të zhvillojnë punën në zyrat e tyre.
Të mbledhur para zyrave, turma njerëzish, mes tyre të maskuar, penguan procesin e punës.
Pati edhe të shtëna armësh e hedhje të shok-bombave.
Pos tjerash, ishin hedhur edhe dy granata dore. Njërën prej tyre, u desh ta çaktivizojë ekipi i specializuar i KFOR-it.
Bomba ishte hedhur në një nga këto zyra, por nuk shpërtheu.
Nga Komisioni Qendror Zgjedhor i kanë treguar AP-së se aktualisht zyrtarët zgjedhorë komunalë, meqë e kanë të pamundur të kthehen në zyrat e tyre në Veri, po e zhvillojnë punën online.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?












