Lajme
BE kërkon ligje më të forta kundër korrupsionit
Skandali i korrupsionit që përfshiu disa zyrtarë të Parlamentit Evropian ka ngritur pyetje mbi cenueshmërinë e institucioneve të BE-së nga influencat e jashtme.
Presidentja e Komisionit Evropian deklaroi se situata përbën një shqetësim maksimal.
“Për ne është kritike jo vetëm të kemi ligje të forta, por edhe që të njëjtat ligje të vlejnë për të gjitha institucionet, pa asnjë përjashtim. Pra, është një çështje transparence”, tha Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.
Sipas Alberto Alemanno, ekspert ligjor pranë Shkollës së studimeve tregtare në Paris, Parlamenti Evropian është institucioni më i dobët, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
“Është i vetmi institucion që virtualisht nuk ka rregulla për përfaqësuesit e tij, përveç rregullave të dobëta sa i takon etikës. Pra, në thelb, çereku i përfaqësuesve janë të ekspozuar ndaj konfliktit të interesit. Dhe kjo prek jo vetëm imazhin e Parlamentit Evropian, por edhe procesin e integrimit dhe vetë interesat e BE-së në një kohë ndryshimesh të paprecendenta gjeopolitike”, theksoi ai.
Me një nënkryetare të Parlamentit dhe një euro-deputet të përfshirë, duket qartë se blloku evropian duhet të rishqyrtojë rregullat e lobimit, për të parandaluar korrupsionin.
“Bashkimi Evropian ka në letër një sistem etike dhe integriteti shumë të sofistikuar dhe të avancuar. Megjithatë, ai përmban një sërë boshllëqesh dhe ky është rasti i Parlamentit Evropian. Ndaj le të shpresojmë se ky do të jetë momenti i pranimit, pasi shumë liderë politikë e kanë kundërshtuar, të nevojës për miratimin e rregullave më të forta”, u shpreh Alemanno.
Sipas kodit të brendshëm të sjelljes, ligjvënësit e Parlamentit Evropian nuk mund të pranojnë dhurata me vlerë 150 euro e sipër, ndërsa nuk janë të detyruar të raportojnë për takimet e tyre me lobistë apo aksionarë, përveç rasteve kur janë vetë të lidhur.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil














