Kosova
Ministrat e Jashtëm të BE-së humbasin durimin me Kosovën dhe Serbinë
Përveç luftës së Rusisë në Ukrainë, BE-ja sërish shqyrtoi edhe tensionet e rrezikshme së fundi mes Kosovës e Serbisë, vende këto aspirante për anëtarësim në union, përcjell albinfo.ch.
Josep Borrell, politikani spanjoll që rrezaton qetësi dhe maturi, merret me të gjitha konfliktet e mundshme në Europë dhe në botë. Disa gjëra i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme mund t’i arrijë, por çështje të caktuara mbeten të vështira, si lufta e Rusisë në Ukrainë. E po aq e rëndësishme është për Borrell që të ruajë qetësinë e rendin në shtëpinë e vet në Europë.
Në mbrëmje pas një mbledhjeje të gjatë të ministrave të jashtëm të BE-së, kryediplomatit i lexohej zhgënjimi në fytyrë, teksa foli për dy aspirantet e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE, Kosovën dhe Serbinë. “Ne nuk jemi më të gatshëm ta pranojmë këtë. Kjo situatë duhet të marrë fund”, tërhoqi vëmendjen Borrell me një zë të prerë, duke e përmbajtur indinjatën para mikrofonëve në sallën plenare. Separatistë serbë të pandehur kanë sulmuar në veri të Kosovës një automjet të EULEX-it, e përveç kësaj, në rrugë janë parë edhe milicë të armatosur. EULEX që prej 14 vjetësh me qindra juristë, gjyqtarë e policë përpiqet të ndërtojë shtetin ligjor në Kosovën që ka shpallur njëanshëm pavarësinë.
BE-ja mund të dërgojë më shumë personel
Serbët në fundjavë protestuan, sepse më parë një polic serb u arrestua nga policia e Kosovës. “Këshilli i ministrave të jashtëm u kërkoi të dyja palëve që të heqin dorë nga provokimet dhe t’i japin fund dhunës”, tha Josep Borrell. BE do të dërgojë më shumë personel në Kosovë, nëse kjo do të jetë e nevojshme.
Diplomatët e BE-së kanë mirëkuptim për zhgënjimin e Borrell-it, sepse vetëm një javë më parë në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë në fakt u zgjidh grindja mes Serbisë dhe Kosovës lidhur me targat. Por paqja e ndërmjetësuar nga Josep Borrell nuk mbajti gjatë. Të hënën (12.12) i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme prerazi bëri thirrje që palët të kthehen sërish në tryezën e bisedimeve me ndërmjetësimin e BE-së. 27 ministrat e jashtëm të BE-së miratuan propozimin për ndërmjetësim, ende jo të publikuar me detaje, për zgjidhjen përfundimisht të çështjes së Kosovës. Lidhur me këtë propozim i ngarkuari i posaçëm i BE-së për Kosovën do të negociojë të mërkurën (13.12) në Beograd dhe në Prishtinë. Josep Borrell u kërkoi të dyja palëve që të japin përgjigje përpara fundit të samitit të BE-së të enjten.
Rusia reagon gjithashtu
Pas të gjitha këtyre zhvillimeve në veri të Kosovës, edhe Rusia u prononcua. Kremlini kërkoi që të respektohen interesat e aleatëve serbë në Kosovë. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Sakarova ,akuzoi BE-në dhe SHBA-në si përgjegjëse për gjendjen e sigurisë. Kjo u kujtoi ministrave të jashtëm të BE-së se shumë vëzhgues e konsiderojnë Serbinë si një lloj nëndetësje ruse në radhët e BE-së. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, refuzon të pranojë sanksionet e BE-së kundër Rusisë, ndonëse Serbia si vend kandidat duhet të harmonizojë politikën e jashtme me atë të BE-së./DW
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












