Kosova
Kurti: Marrëveshja, çështje muajsh, barrikadat duhet të hiqen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se barrikadat në veri duhet të hiqen.
“Barrikadat në veri nuk janë shprehje fuqie, por pafuqie. Ato barrikada duhet të hiqen. Ne i kemi dhënë disa kohë KFOR-it që t’i heqë. Ministri i Brendshëm është në kontakt të vazhdueshëm edhe me KFOR-in dhe me EULEX-in që të hiqen këto barrikada që nuk janë civile, por janë të grupeve kriminale të armatosura, krerët e të cilëve kanë fletarreste nga Republika e Kosovës dhe ndodhen në listën e zezë të Thesarit amerikan. Sa më parë që të hiqen, do të jetë më mirë për Kosovën, por edhe për qytetarët serbë”, tha Kurti në një intervistë për A2, përcjell albinfo.ch.
“Serbët nuk mund të lejojnë që të përdoren si instrument nga Beogradi për aspirata hegjemonike dhe, nga ana tjetër, te qeveria e Kosovës, ata kanë garancinë e të drejtave të tyre dhe veshin që dëgjon të gjitha kërkesat që ata mund të kenë. Unë nuk jam kryeministër vetëm i shqiptarëve, unë jam i të gjithë qytetarëve të republikës, pa dallim etnie, moshe, gjinie dhe feje. Por, nuk mund ta kompensojmë Beogradin për humbjet që ia ka shkaktuar Millosheviçi me politikën e tij gjenocidale. Nganjëherë dëshirojnë të kthehen para shpalljes së pavarësisë në vitin 2007, nganjëherë dëshirojnë të kthehen para çlirimit të Kosovës në vitin 1998 apo 1999. Asnjë prej këtyre nuk është e mundur. Sa më parë që të ndërgjegjësohen për këtë gjë, aq më mirë do të jetë për vetë ata mbi të gjitha. Kjo histeria në Beograd duhet të marrë fund dhe të kemi kështu një normalizim politik e shoqëror ndërmjet dy shteteve”, shtoi Kurti.
Sipas tij, një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet brenda pak muajsh.
“Me mirëbesim në njërën anë dhe qëllim të mirë, nga ana tjetër, pak muaj nevojiten për një marrëveshje. Besoj se nuk duhen vite, por pak muaj. Duhet një përfshirje sa më e madhe e Brukselit dhe Uashingtonit, në veçanti karshi Beogradit, që fatkeqësisht nuk po distancohet as nga Millosheviçi dhe as nga Putini”, deklaroi Kurti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit











