Kosova
Trajkoviq tha se policia serbe nuk po ia mundëson kalimin në Merdar
Rada Trajkoviq, këshilltarja e ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë të premten se policia e Serbisë nuk është duke e lejuar të hyjë në Serbi, transmeton REL, përcjell albinfo.ch.
“Jam duke qëndruar në linjën administrative për 11 orë, pa sqarime, pa arsye, dokumentet më janë konfiskuar ilegalisht dhe më është parandaluar liria e lëvizjes”, ka thënë Trajkoviq përmes një postimi në Twitter.
Ajo fillimisht është ndaluar në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Merdare, më 15 dhjetor, kur ka tentuar të hyjë në Kosovë dhe sërish pasi ka tentuar të largohet nga ky shtet.
Ministria e Brendshme e Serbisë nuk është deklaruar lidhur me këtë rast dhe as nuk u përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë pse është ndaluar Trajkoviq, e cila shpesh kritikon politikat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, është shprehur i shqetësuar për gjendjen e këshilltares së tij.
Ministri Rashiq ka thënë në një mbledhje të Qeverisë së Kosovës se Trajkoviq është me diabet dhe duhet të ketë trajtim të duhur për këtë sëmundje.
Ai ka bërë thirrje që autoritetet në Kosovë të njoftojnë shtetet e QUINT-it për këtë situatë.
Shtetet e QUINT-it janë: Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se i vjen keq për diçka të tillë dhe ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme është e angazhuar në këtë drejtim.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se është duke komunikuar me Zyrën e Bashkimit Evropian dhe ambasadat e vendeve të QUINT-it dhe se beson që Trajkoviq do të mund të udhëtojë brenda një kohe të shkurtër.
Ditë më parë, Trajkoviq ka thënë se përveç kërcënimeve ndaj saj për përfshirjen politike në Qeverinë e Kosovës, kërcënime kanë nisur të kenë edhe fëmijët e saj.
Më 15 dhjetor, Trajkoviq është takuar me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.
Pas takimit, Hovenier ka thënë se kërcënimet dhe frikësimet për shkak të qëndrimeve politike janë të papranueshme në shoqëritë e lira dhe demokratike.
Dobro jutro. Već jedanaesti sat bez objašnjenja i razloga stojim na administrativnoj liniji, gde su mi protivustavno i protivzakonito oduzeta dokumenta i sprečena sloboda kretanja. @N1infoBG @tvnova_s @OnlineDanas https://t.co/rEZaE4Z5hc
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) December 16, 2022
Thanks to Rada @trajkovic_rada for her insights today. I have said it before, and it bears repeating: threats and intimidation because of political opinions are unacceptable in free and democratic societies. pic.twitter.com/E377fiOQqo
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 15, 2022
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Hapet sërish qarkullimi në Gotthard Pass në Zvicër Rruga alpine u rihap për trafik më 8 maj pas mbylljes dimërore, duke lehtësuar qarkullimin në... -
Resorti zviceran St. Moritz më i shtrenjti në botë për prona -
Mimoza Kusari-Lila merr pjesë në panelin ndërkombëtar të St. Gallen Symposium 2026 -
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord














