Shqipëria
Shqipëria me iniciativë që të votojnë edhe emigrantët
Nëse votimi nis në kuvend rreth 1.4 milion shqiptarë që jetojnë jashtë vendit mund të japin votën e tyre për zgjedhjet parlamentare
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka filluar përgatitjet për përfshirjen e emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare pasi për vendoret koha ka ikur.
Ilirjan Celibashi propozon votimin elektrik si mënyrën më praktike.
“Kuadri ligjor në fuqi e ka përcaktuar në gjykimin e vlerësimit se cilët janë ata që kualifikohen për të ushtruar të drejtën e votimit atje ku ata kanë vendbanimin. Mund të pranohet ideja që të ndërtohen qendra të posaçme votimi por kjo implikon pastaj dyshime mbi ato që do të jenë administrator në këto qendra votimi. Votimi elektronik do të ishte i mirë.”
Por pavarësisht çdo nisme që mund të marrë KQZ, janë partitë politike ato që kanë në dorë rregullat, raportojnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
“Pa një konsensus të plotë të partive politike mbi rregullat që do të duhej të ndiqeshin në implementimin e votimit nga jashtë nuk mundet të siguronim garanci mbi integritetin e procesit zgjedhor dhe besimin e të gjitha palëve në procesin zgjedhor.”
Nëse votimi nis në kuvend rreth 1.4 milion shqiptarë që jetojnë jashtë vendit mund të japin votën e tyre për zgjedhjet parlamentare.
Ndërkohë emrat e tyre ndodhen ende në listën e zgjedhësve në Shqipëri por nga proceset e deritanishme shumica e tyre kanë qenë të privuar nga vota, pasi shumë pak kanë pasur mundësi të vijnë në zgjedhje.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë Zvicra nën vapën përvëluese, temperaturat ngjiten deri në 39°C... -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë












