Kosova
Kosova e Shqipëria, me numrin më të lartë të të punësuarve ‘pa letra’ në Ballkan
Informaliteti në tregun shqiptar të punës është mjaft i përhapur, por gati 16 për qind e punonjësve në Shqipëri nuk kanë një kontratë të shkruar, thotë raporti “Gjeopolitika dhe kapja e shtetit” nga Lidershipi i Europës Juglindore për Zhvillim dhe Integritet (SELDI).
Partneri i SELD në Shqipëri, Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER), në anketën që ka bërë për punësimin informal ka zbuluar një ndër pesë praktikat me të zakonshme të fenomenit, punësimin pa kontratë nga punëdhënësi.
Në Shqipëri anketa ka gjetur se 16 për qind e punonjësve nuk kishin kontratë të shkruar dhe 10 për qind e punonjësve paguhen më shumë se sa pretendohet në kontratë. Ky ishte niveli më i lartë pas Kosovës, ku rreth 19 për qind e punonjësve nuk kishin kontrata të shkruar.
Në Maqedoninë e Veriut 9 për qind e punonjësve nuk kishin kontratë të shkruar dhe 19 për qind e punonjësve paguheshin më shumë se përcaktimi në kontratë. Në Malin e Zi 8 për qind e punonjësve nuk kishin kontratë të shkruar dhe 22 për qind paguheshin më shumë se përcaktimet në kontratë.
Në Serbi, vetëm 6 për qind e punonjësve nuk kishin kontratë të shkruar dhe 27% e tyre paguheshin më shumë se shuma e vendosur në kontratë, ndërsa në Bosnjë vetëm 5% e punonjësve nuk kishin një kontratë pune dhe 35% e tyre paguheshin më shumë se përcaktimet në kontratë.
Një nga praktikat e përhapura të informalitetit është se baza e kontributeve të paguara për sigurimet shoqërore është shuma e shkruar në kontratë dhe jo paga reale të cilën e marrin punonjësit.
Në vitin 2021, të dhënat e SELDI-t për ekonominë e fshehur e tregojnë së informaliteti në tregun e punës vijon të jetë i lartë në rajon.
Vërehet rënie në Kosovë, Mal të Zi dhe sidomos në Serbi, duke renditur të dytën në rajon pas Malit të Zi përsa i përket informalitetit në tregun e punës.
Shqipëria ka një përmirësim të vogël që nga viti 2019, por rezultatet e indeksit për vitin 2021 janë ende më të larta se në 2016.
Në dy vjetët e fundit efektet negative të ekonomisë informale janë intensifikuar nga pandemia Covid-19.
Pandemia shtrembëroi konkurrencën, ndikoi në cilësinë e shërbimeve publike dhe shkaktoi më pak siguri në punë.
Pandemia theksoi boshllëqet e qeverisjes dhe krijoi mundësi të mëtejshme për abuzime me të drejtat e punës dhe skemat e mbështetjes financiare afatshkurtra, shkruan monitor, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë Zvicra nën vapën përvëluese, temperaturat ngjiten deri në 39°C... -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë












