Lajme
Industria zvicerane e prodhimit të orëve, drejt eksporteve rekord
Eksportet zvicerane të orëve po shkojnë drejt niveleve të reja rekord këtë vit, sipas shifrave të fundit nga industria dhe autoritetet doganore, përcjell albinfo.ch
Në nëntor, eksportet e orëve u rritën me 11% në 2.4 miliardë CHF, duke arritur shifrën më të mirë ndonjëherë në një muaj të vetëm, thanë Federata e Industrisë Zviceriane të Orëve dhe Zyra Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare.
Industria është duke u forcuar: në tetor, eksportet u rritën me pothuajse 7%, në shtator me 19% dhe në gusht me 15%. Dhe në 11 muajt e parë të marrë së bashku, eksportet e orëve u rritën me 12% në 22.8 miliardë CHF.
Vitin e kaluar orët zvicerane me vlerë 22.3 miliardë CHF u eksportuan në vazhdën e rimëkëmbjes së fortë nga kriza e shkaktuar nga pandemia Covid.
Forca lëvizëse për industrinë zvicerane të orëve mbetet kërkesa e fortë nga Shtetet e Bashkuara, sipas federatës së prodhimit të orëve.
Në nëntor, ora me vlerë 400 milionë CHF u eksportuan përtej Atlantikut, një rritje prej 33% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Tregjet në Azi, veçanërisht Japonia dhe Singapori, janë rikuperuar gjithashtu, ndërsa masat e rrepta anti-Covid në Kinë dhe Hong Kong patën një ndikim negativ në biznesin zviceran të prodhimit të orëve.
Kërkesa është shumë e mirë për orët zvicerane të lira dhe të shtrenjta. Në nëntor, kategoria më e lartë e çmimeve me orët me çmime eksporti prej 3000 CHF e më shumë u rrit me gati 16%. Eksportet në segmentin më të lirë me çmime më pak se 200 CHF u rritën po aq fuqishëm, sipas shifrave të fundit, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Magic Pass vazhdon zgjerimin, por disa qendra skijimi mbeten jashtë Abonimi i njohur zviceran për sportet dimërore, Magic Pass, po vazhdon të zgjerohet me ritme të... -
UDC nis fushatë për iniciativën “Jo një Zvicër me 10 milionë banorë” -
Zvicra paralajmëron për rreziqet e biçikletave elektrike dhe skuterëve elektrikë -
Si t’i kapërceni pengesat me të cilat përballet çdo njeri gjatë integrimit në Zvicër -
Bazel: Qytetarët votojnë në qershor për katër çështje kantonale










